LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pyetjet e Eni Vasilit që lënë për të dëshiruar

6 Prill 2020, 22:11, Aktualitet CNA
Pyetjet e Eni Vasilit që lënë për të dëshiruar

Mjeku infeksionit në spitalin e Durrësit Beqir Gelaj, i cili i infektua nga koronavirusi, ishte i ftuari i parë i mbrëmjes së sotme në emisionin “Open” të Eni Vasilit.

Moderatorja e kishte ftuar për të mësuar më tepër rreth gjendjes së tij shëndetësore, por pyetjet e saj kanë lënë për të dëshiruar, pasi duket se ajo nuk ishte shumë e informuar për mjekun.

Ajo ishte totalisht e painformuar për infektimin e tij nga 73-vjeçarja dhe për familjen e tij, ndaj edhe pyetjet që i ka drejtuar nuk kanë qenë të duhurat.

Ja disa nga pyetjet e moderatores:

Eni Vasili: Në atë kohë me ju u infektuan dhe disa mjekë të tjerë, doktor?

Doktori: Jo, vetëm unë!

Eni Vasili: Epo mirë, u bënë edhe disa testime domethënë?

Eni Vasili: Po vajzat tuaja edhe ato dolën pozitive, apo jo?

Doktori: Unë kam vetëm një vajzë

Eni Vasili: Vajza juaj ka shkruar sot në një status ku thotë: “Besoj se jeta do të triumfojë ndaj iu bashkova mjekëve italiane?. Çfarë ka dashur të thotë?

Eni Vasili: Na e thuaj me përafërsi kur mbaron s?ka problem. Nuk na duhet data fikse!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga