LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po kërkon vdekjen masive të shqiptarëve”/ Ngjela bën paralajmërimin e fortë

7 Prill 2020, 14:34, Aktualitet CNA
“Po kërkon vdekjen masive të shqiptarëve”/ Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale, shprehet se kryeministri duhet ti qëndrojë me stoicizëm mbylljes së kufinjëve në kadët të masave për mos përhapjen e koronavirusit.

Sipas Ngjelës kush kërkon hapjen e kufirit shqiptar, po kërkon vdekjen masive të shqiptarëve.

?Hyrjedaljet e kufirit shqiptar janë sot portat kastriotiane të Krujës së viteve 1444 – 1468. Nuk duhet të lejohet të hyjë askush.

Shqipëria kërcënohen nga vdekja e hordhive të një virusi vdekjeprurës.

Kryeministri shqiptar duhet t’i qëndrojë me stoicizëm mbylljes së kufirit. Kush kërkon hapjen e kufirit shqiptar, po kërkon vdekjen masive të shqiptarëve. Le t’i bien këmbës: Shqiperia po shkon drejt shpëtimit kombëtar të jetës. Shqiptarët po tregojnë forcë për të mbrojtur jetën kombëtare. Kjo forcë do ta japë shpejt shpërblimin vet historik.?

Lajmet e fundit nga