LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita me grup të ri parlamentar/ Kush janë “veglat e socialistëve” në përbërje të tij

7 Prill 2020, 13:41, Politikë CNA
Opozita me grup të ri parlamentar/ Kush janë “veglat e

Një grup i ri parlamentar pritet të formohet duke e çuar në tre numrin e grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend.

Mësohet se Grupi parlamentar do të kryesohet nga Edmond Stojku dhe në përbërje të tij janë deputetët Selami Jenishehri, Eugen Bojaxhi, Koçi Tahiri, Klajdi Qama, Krenar Rryçi, Kostaq Papa, Majlinda Halilaj, Ervis Meço, Ramazan Gjuzi dhe Edmond Rrushi.

Në përbërjen e grupit të ri parlamentar janë përfshirë disa deputetë, kryesisht ish aleatë të Partisë Demokratike dhe deputetë nga fund i listave.
Tashmë opozita do të ketë tre grupe parlamentare, por në fakt shumica e këtyre deputetëve, pjesë e grupeve parlamentare të opozitës, votojne pro qeverisë dhe ligjeve të saj.

Ata janë formalisht në parlament dhe shërbejnë si vegla të pushtetit dhe socialistëve.
Këtu bëjnë përjashtim vetëm një grup i vogël deputetësh me integritet, ndërsa pjesa tjetër janë instrumenta të Rilindjes dhe komandohen nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

Kujtojmë se deria tani opozita e re ka krijuar dy grupet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët që pranuan mandatin nga listat e PD-së kanë krijuar grupin ‘parlamentar demokrat’ që  drejtohet nga Rudina Hajdari. Ndërsa deputetët nga listat e LSI-së e kanë quajtur grupin e formuar ‘Të Pavarur’ i cili do të drejtohet nga Nimet Musaj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga