LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga qiratë te pagat dhe ndihma ekonomike/ Ahmetaj flet për vendimet

7 Prill 2020, 18:45, Sociale CNA
Nga qiratë te pagat dhe ndihma ekonomike/ Ahmetaj flet për vendimet

Ministri i ngarkuar për administrimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi Arben Ahmetaj, ka folur lidhur me vendimin për qiratë e banesave.

Ahmetaj tha se ndërhyrja te qiratë është bërë për të shmangur konfliktet sociale, ndërsa theksoi edhe njëherë se ata nuk do të falen por vetëm do të shtyhen.

?Ne nuk hyjmë në marrëdhënie ku favorizojmë njërin dhe godasim tjetrin. Ne po shtyjmë pagesën e qirave për të shmangur konflikte, ku dikush shkon dhe nxjerr dikë nga shtëpia. Logjika është që në kohë lufte, qiradhënësi dhe qiramarrësi mos të hyjnë në konflikt për shkak të pamundësisë së likuiditeteve. Qeveria u ka kërkuar palëve që të shtyjnë pagesat. Ne e kemi shtyrë pagesën e dy muajve dhe ata detyrohen ta riskedulojnë?, tha ai në një lidhje me A2 News.

Ndërkohë për pagën mujore ministri tregoi se do ta përfitojnë 60 442 punonjës të biznesit të vogël. Sipas tij, dje është autorizuar pagesa për 9500 punojnës dhe sot për rreth 5000 të tjerë.

Përsa i përket ndihmës ekonomike, Ahmetaj tha se qeveria ka aprovuar për 70 000 familje dyfishimin e ndihmës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga