LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta “zbarkon” në Shkodër/ Vetëm me gjurmueshmëri do të arrijmë të izolojmë COVID-19

7 Prill 2020, 11:39, Sociale CNA
Meta “zbarkon” në Shkodër/ Vetëm me

Kreu i shtetit Ilir Meta ka qenë sot në Shkodër ku pati një takim me kryetaren e Bashkisë në detyrë, Voltana Ademi dhe strukturat e pushtetit vendos e shëndetësor.

Meta thotë se zgjidhja për të frenuar përhapjen në komunitet të COVID-19 është gjurmueshmëria e rasteve të dyshuara, dhe më tej testimi i kontakteve të dyshuara që vjen si pasojë e hetimit epidemiologjik.

“Unë besoj se përmes gjurmimit efikas të rasteve të evidentuara dhe përmes testimeve të realizuar për shkak të gjurmueshmërisë do të arrijmë të izolojmë të gjitha rastet që mos të kemi shpërndarje të mëtejshme. Besoj shumë në bashkëpunimin e të gjithëve. Sa më shumë të bashkëpunojmë aq më shumë do t’i kthehemi normalitetit”, theksoi Presidenti i Republikës.

Ndërkaq, Meta tha se masat kufizuese të vendosura nga qeveria duhet të zbatohen nga qytetarët pasi vetëm kështu mund të izolohet sa më shpejt përhapja e infeksionit.
“Kufizimet janë një proces që po e ndjekin shumica e vende pa përjashtim, ne jemi fqinj të Italisë me të cilën kemi shkëmbimet më të mëdha njerëzore dhe ekonomike, në këtë drejtim duhet të jemi të duruar dhe duhet t’i respektojmë kufizimet”, u shpreh Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga