LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu publikon pamje nga vija e zjarrit/ Thirrje qytetarëve: I kemi borxh mjekëve, lehtësojani punën

7 Prill 2020, 14:05, Lifestyle CNA
Manastirliu publikon pamje nga vija e zjarrit/ Thirrje qytetarëve: I kemi

Këtë vit Dita Botërore e Shëndetit e ka gjetur personelin mjekësor më të angazhuar se kurdoherë më parë, pasi ata janë në frontin e betejës me koronavirusin.

Lidhur me këtë ka dhënë një mesazh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar disa pamje nga vija e parë e zjarrit të luftës me COVID-19, në Spitalin Infektiv.

Ajo përmend faktin se mjekët dhe infermierët prej ditësh kanë lënë familjet dhe njerëzit e tyre të dashur pa i parë e pa i takuar dhe kujdesen me dhembshuri dhe profesionalizëm për të prekurit nga COVID-19.

?Dita Botërore e Shëndetit i gjen infermierët, mjekët, punonjësit tanë të shëndetësisë në vijën e parë të fronit me këtë armik të rrezikshëm. Një armik që me sy nuk duket por që shumëkujt në mbarë botën po ua merr njerëzit e dashur mu përpara syve. Sot, mirënjohja e të gjithëve shkon për ata që mbi përparësen e bardhë veshin çdo ditë armaturën mbrojtëse ne betejën e rradhës në emër të jetës?, shprehet ministrja në videon e postuar në rrjetet sociale.

Më tej, Manastirliu ka bërë një thirrje edhe për qytetarët që ata të respektojnë masat për t’jua bërë mjekëve më të lehtë punën.

?Të gjithë këtyre luftëtarëve ne u kemi një borxh të madh. Një borxh që në këtë kohë të vështirë që po jetojmë mundemi t?ua shlyejmë pak e nga pak duke u?a lehtësuar mundin përballë sëmundjes, duke respektuar rregullat dhe duke u bërë bashkë aleatë besnikë të mjekëve dhe infermierëve tanë të mrekullueshëm?, mbyll videon falenderuese Manastirliu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga