LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i mirë/ Shërohet mjekja e infektuar në Korçë

7 Prill 2020, 20:43, Lifestyle CNA
Lajm i mirë/ Shërohet mjekja e infektuar në Korçë

Një tjetër lajm i mirë vjen mbrëmjen e sotme lidhur me ekipin mjekësor që është infektuar me koronavirus.

CNA.al mëson se mjekja kardiologe 52 vjeçare me iniciale I.S. është shëruar nga koronavirusi. Mësohet se testimi i ditës së sotme pas mjekimit ka dalë negativ.

Gjatë kësaj kohe mjekja ka qenë vetëizoluar në banesën e saj, ndërsa dyshohet se u infektua nga Covid-19 pas disa kontakteve me disa shtetas grekë.

Me shërimin e mjekes, raportohet se numri i korçarëve të shëruar ka shkuar në 8, ndërsa në total numri i të prekurve nga ky qark është 17./ CNA.al

Lajmet e fundit nga