Connect with Us

“Ku je o Edi Rama…”/ Shefi i policisë pengon përfitimin e amnistisë për të dënuarin

Denoncim

“Ku je o Edi Rama…”/ Shefi i policisë pengon përfitimin e amnistisë për të dënuarin

Publikuar

-

Përmes një akti normativ Ministria e Drejtësisë liroi për 3 muaj karantinë 570 të burgosur. Njëri prej tyre, që kishte emrin i 155-ti në listë, ishte dhe Marjoldo Dali Nela, i cili duhet të ishte përfitues, por nuk lejohet nga shefi i stacionit të policisë Memaliaj, Eduard Dumi.

Ishte kjo çështja që u trajtua këtë të martë në emisionin investigativ “Stop”. Nëna e Marjoldos, Tefta Nela, thotë se shefi Eduard Dumi bëri raport negativ që t’i mohojë të birit daljen nga qelia.

“Quhem Tefta Nela. Kam një djalë në burgun e Fierit. Është futur për lëndë narkotike. Është dënuar 8 vjet dhe ka bërë 5. Ka përfituar lejen siç kanë përfituar një pjesë e mirë e të dënuarve. Në listë është i 155. Më kërkon dokumente burgu i fierit, kam firmosur. Lista ku ishte dhe djali im ka dalë në datën 26. Djalin e prisja në datën 1 në shtëpi. Nga burgu i Fierit djali është pozitiv. Në Memaliaj nuk ka asnjë dosje. Shefi nuk e njeh djalin fare. Komisariati mua po më persekuton si familje”, tha ajo.

I burgosuri Marjoldo Nela: Përshëndetje Odeta! Jam Marjoldo Nela nga qyteti i Memaliajt. Jam në burgun e Fierit, jam dënuar për “Kultivim, Prodhim, Mbajtje, Shitje të Lëndëve narkotike. Jam dënuar 8 vjet, e më ka ngel 2 vite e 5 muaj dënim. Dhe i kam plotësuar të tëra kriteret për lejen 3-mujorshe, që më ka nxjerrë shefi tani. Jam i 155-i me emër. Po kam një problem me Shefin e Komisariatit. Ma ka dërguar negative, nuk ka asnjë arsye Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që nuk mban garanci për daljen time, të vete të karantinohem në shtëpi.

Gazetarja: Marjol a më the që je i 155 i renditur?

I burgosuri Marjoldo Nela: Po, jam.

Gazetarja: Atëherë ç’punë ka shefi? Ty të ka dënuar qeveria

I burgosuri Marjoldo Nela: Jo, po duhet Shefi i Komisariatit, i dërgon një OK Drejtorisë së Përgjithshme, që për këtë person mbajmë përgjegjësinë neve, në qoftë se e lironi për 3 muaj. Nuk jep garanci.

I burgosuri Marjoldo Nela: Odeta unë jam në listë, i ka bërë gati qeveria të tëra, por nuk do shefi të vete në shtëpi. Unë kërkoj, që me ndihmën tuaj të vete 3 muaj në shtëpi, siç venë të gjithë të tjerët. Nuk kam asnjë lloj problemi në Memaliaj me asnjë njeri. Ta verifikojë jo shefi, por kush të dojë.

“Dua drejtësinë e djalit tim. Jam një nënë me pesë jetimë dhe kërkoj drejtësinë e djalit tim. I bëj thirrje Edi Ramës, ku je o Edi Rama, ça po bëhet në Memaliaj. Ke një komisariat të degjeneruar në Memaliaj, ke polica pijanecë. Kjo është Memaliaj. Edi Rama vër dorë në Memaliaj”, thotë e ëma.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Vetëvaret me litar i burgosuri

Vetë Dumi mjaftohet të thotë se përgjigja është zyrtare dhe nuk jep asnjë shpjegim më shumë. Gjithashtu ai ishte larguar nga Memaliaj për në Tiranë.

Shefi Eduard Dumi: Përshëndetje!

Gazetarja: Zoti Eduard si jeni?

Shefi Eduard Dumi: Mirë, si ia kaloni?

Gazetarja: Unë jam një gazetare nga emisioni “Stop”.

Shefi Eduard Dumi: Po!

Gazetarja: Ndodhem tek stacioni i Memaliajt, por ju nuk jeni këtu. Interesohem për një qytetar, Marjoldo Nela, i burgosur në burgun e Fierit, i cili ka përfituar lejen e karantinës për 3 muaj. Çfarë bëhet me këtë rast?

Shefi Eduard Dumi: Kemi kthyer përgjigje zyrtare, ia kemi dërguar edhe IEVP-së.

Gazetarja: Kush është arsyeja, e liron akti normativ

Shefi Eduard Dumi: Është e sqaruar në përgjigje arsyeja. Mirupafshim, mirupafshim!

Përgjigje nuk jep asnjë punonjës në komisariatin e Memaliajt.

Gazetarja: Pse nuk del Nela?

Specialisti i Rendit: Ai është i arrestuar për një vepër penale.

Gazetarja: Po te numri 155 këtu

Specialisti i Rendit: Po me e di…

Gazetarja: Pse nuk del pra

Specialisti i Rendit: E moj, e di. Nuk jam unë personi kompetent, që të të kthej përgjigje zyrtare, është specialisti i hetimit, shefi i stacionit. Është shefi autoriteti, që e ka bërë atë punë, s’jam unë!

Inspektori i zonës, Zenel Kalemi tregon se është në dijeni të rastit dhe ai vetë ka hartuar një raport pozitiv për Marjoldon, por shefi Dumi e refuzoi këtë raport, duke kërkuar një tjetër negativ. Në këtë moment, Zeneli thotë që u distancua nga kjo histori.

“Mua si Inspektor më është kërkuar nga eprori im Eduard Dumi për bërjen e një raporti shërbimi për këtë person. Menjëherë kam deklaruar me përgjegjësinë time që ky person nuk ka asnjë problem në qytetin e Memaliaj. Ky më ka thënë që ka probleme. Unë nuk e di që ka probleme. Më kërkoi raport shërbimi për herë të dytë. E bëra. Pse e ke bërë kështu më tha mua. Pse e ke nxjerrë kaq bukur. Unë këtë punë kam bërë, kam bërë detyrën time si punonjës policie. Përderisa Kryeministri apo Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kanë dhënë lejen për nxjerrjen e tyre unë për veten time nuk kam pasur problem. Unë s’mund të mashtroj njeri, ai po të ketë informacion le t’i nxjerrë”, tha Zeneli./tvklan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Foto-Plazhi zaptohet dhe rrethohet me beton/ Resorti bllokon lëvizjen e pushuesve në Golem

Publikuar

-

Nga

Foto-Plazhi zaptohet dhe rrethohet me beton/ Resorti bllokon lëvizjen e pushuesve në Golem

CNA.al  ka raportuar ditë pas dite problematika të ndryshme që fillojnë në Gjirin e Lalzit, Durrës, Lezhë, Vlorë por edhe në perlën e jugut në Drymades inn.

Së fundmi në redaksinë e CNA.al ka ardhur një denoncim me foto ku tregohet se si “Prestige Resort” në Golem, po zapton hapësirat publike.

Kompleksi ka filluar të ndërohet pak vite më parë,  madje dhe është inauguruar, por tashmë jashtë çdo rregulli ka bllokuar shëtitoren a thua e kanë të tyren personale.

Bizneset kanë filluar ta ndajnë detin me parcela, dhe nuk pyesin as për shtet, as për gjoba as për polici.

Zaptimi i plazheve në vend është ndoshta një nga fenomenet më të zakonshme dhe i “licencuar” madje nga qeveria, edhe pse fushatat anti-informalitet me zotimin për çlirimin janë thuajse të përvitshme.

LEXO EDHE:  I burgosuri iu bën “zbor” gardianëve/Shikoni çfarë ndodh (Video)

LEXO EDHE:  Amnisti për të dënuarit me burg/ Kategoritë që përfitojnë

Por rasti në fjalë, nuk duket të jetë si një zënie hapësire publike, e cila pas një denocimi qytetar mund të lirohet, pasi për të kaluar vijën e plazhit në këtë vend nga njëri-krah në tjetrin, në dy raste (jo të mira) ose duhet të paguash, ose duhet të përshkuash një distancë afro 1 km në rrethimin e resortit./CNA.al

Foto-video/ Tjetër masakër në bregun e Drimadhës

Video-Masakra në zonat turistike në Shqipëri vazhdon

Biznesmeni Lul Morina, ndërtim pa leje në Dhërmi/ Shteti mbyll sytë para “bosit”

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dosjet Camaj-Koliqi/ Tufa: Autoriteti i Dosjeve shkeli ligjin kur i dha dokumentet Auron Tares

Publikuar

-

Nga

Dosjet Camaj-Koliqi/ Tufa: Autoriteti i Dosjeve shkeli ligjin kur i dha dokumentet Auron Tares

Ish-drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, ende aktiv me debatet që nxisin dosjet e sigurimit, ka sulmuar direkt apo indirekt Autoritetin e Dosjeve. Kjo, për faktin se ka favorizuar Auron Taren me kohën, në kërkesën që ky i fundit ka bërë  për dosjet e Martin Camajt dhe Ernest Koliqit, i cili më pas nxiti edhe furtunën në gotë lidhur me veprimtarinë e këtyre dy intelektualëve.

Përmes dokumentit, Tufa “denoncon” se Autoriteti i drejtuar nga Gentiana Sula ka dhënë informacion më shpejt se në rastin e çdo dosjeje tjetër.

“Zakonisht Autoriteti (AIDSSH) u kthen përgjigje kërkesave të studiuesve, maksimumi, pas një
viti. Shiheni si vepron me Taren: më 26 maj 2020 ai bën kërkesë dhe më 2 qershor 2020 merr 2 dosje.
Do të ishte interesante të dihej, psh, nëse kërkesat e të tjerëve të datës 26 maj, janë ndjekur me
të njëjtën përparësi dhe kthyer përgjigje më 2 qershor, apo ky është një rast i përzgjedhur me
dashuri?
Sepse duhet thënë, që kërkesave që bënte ISKK, Autoriteti ose u përgjigjej pas 6 muaj – një viti,
ose nuk u përgjigjej fare, për çka kemi pasur një sërë ankimesh në AIDSSH dhe në Raportet e
veprimtarisë Vjetore në Parlament. Auron Tare nuk plotëson një kusht të rëndësishëm, nuk është studiues, por enverist. Nuk ka asnjë punim shkencor apo libër. Është një bashkëpunëtor i shoqatës së Rustem Peçit dhe kaq. Kësisoj në këtë pikë Autoriteti ka shkelur ligjin”, shkruan Tufa në rrjetet sociale. /CNA.al

LEXO EDHE:  I burgosuri qëndron në burg më ekspertizë mjekoligjore të falsifikuar

LEXO EDHE:  I burgosuri iu bën "zbor" gardianëve/Shikoni çfarë ndodh (Video)

Përgjigja e Autoritetit të Dosjeve për studiuesin Auron Tare

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Shkojnë të inspektojnë masat anti-covid në fasoneri dhe blihen me rryshfet

Publikuar

-

Nga

Denoncimi/ Shkojnë të inspektojnë masat anti-covid në fasoneri dhe blihen me rryshfet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shkruan se sot ka patur kontroll në një fasoneri në Bilisht nga inspektorët e Shëndetësisë.

Sipas denoncuesit, vetë inspektorët nuk kanë patur maskë dhe uniformë dhe në fund kanë kërkuar dhe rryshfet nga pronari i fasonerisë.

“Akuzon inspektoret se shkojne per kontroll dhe blihen me ryshfet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje doktor.Uroj te jesh mire ti dhe familjaret tend.Nepremjet teje dua te bej nje denoncim.Sot ne nje fasoneri ne qytetin e Bilishtit kishte kontroll nga Ministria e Shendetesise ne lidhje me respektimin e masave.Vetem inspektoret nuk kishin asnje mase mbrojtese dhe uniforme.Thjesht kishin kontrolluar ambientin dhe ne fund kishin kerkuar rryshfet materiali nga pronari i fasonerise.Shpresoj ta publikoni kete rast. (anonim ju lutem).”/CNA.al

LEXO TE PLOTE