LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Koha nuk pret"/ PD këmbëngul për testime masive

7 Prill 2020, 16:19, Politikë CNA
"Koha nuk pret"/ PD këmbëngul për testime masive

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka postuar një video të Tony Blair i cili thekson se për kapërcimon e situatës nga Covid-19 gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të testimeve.

Nga testimet varet identifikimi i personave të infektuar, shkëputja e zinxhirit të transmetimit e më pas clirimi i ekonomisë dhe tejkalimi i kësaj krize, shkruan Bardhi.

“Edi Rama dëgjoje edhe Toni Blair: “Gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të testimeve. Na duhet të dimë se kush e ka sëmundjen apo kush e ka kaluar. Në mënyrë që t’i japim fund bllokimit dhe t’i kthejmë njerëzit në punët e tyre. Të kthejmë pak normalitet në jetët tona të përditshme.”

Edi Rama mos e fshih mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese, pas një ekipi mjekësh dhe specialistësh që kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre duke u infektuar vetë nga virusi.Koha nuk pret. Nga testimet varet identifikimi i personave të infektuar, shkëputja e zinxhirit të transmetimit e më pas clirimi i ekonomisë dhe tejkalimi i kësaj krize.”

Edi Rama dëgjoje edhe Toni Blair: "Gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të testimeve. Na duhet të dimë se kush e ka sëmundjen apo kush e ka kaluar. Në mënyrë që t'i japim fund bllokimit dhe t'i kthejmë njerëzit në punët e tyre. Të kthejmë pak normalitet në jetët tona të përditshme." Edi Rama mos e fshih mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese, pas një ekipi mjekësh dhe specialistësh që kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre duke u infektuar vetë nga virusi. Koha nuk pret. Nga testimet varet identifikimi i personave të infektuar, shkëputja e zinxhirit të transmetimit e më pas clirimi i ekonomisë dhe tejkalimi i kësaj krize.

Gepostet von Gazment Bardhi am Dienstag, 7. April 2020

Lajmet e fundit nga