LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Iu premtua 500-1000 euro/ Mjekët e Urgjencës së Lezhës refuzojnë shpërblimin 5 mijë lekë

7 Prill 2020, 07:20, Lifestyle CNA
Iu premtua 500-1000 euro/ Mjekët e Urgjencës së Lezhës

Qeveria u ka dhënë një shpërblim prej 5 mijë lekësh mjekëve të spitalit të Urgjencës në qytetin e Lezhës, për muajin mars.

Ata shprehen se fillimisht j?u është premtuar një shpërblim prej 1000 eurosh në muaj, më pas është përgjysmuar në 500 euro dhe të hënën j?u është komunikuar një shpërblim prej 50 mijë lekësh të vjetra.
Mjekët e kanë refuzuar duke kërkuar që kjo shumë të shkojë për fëmijët në nevojë.

Një gjë e tillë, sipas bluzave të bardha është mungesë vlerësimi, megjithatë kanë theksuar se pavarësisht kësaj nuk do të ndërpresin punën për asnjë momente./CNA.al

Lajmet e fundit nga