LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita Botërore e Shëndetit/ Basha kërkon vëmendje për ekipin mjekësor: Kanë nevojë për mbrojtje

7 Prill 2020, 13:44, Politikë CNA
Dita Botërore e Shëndetit/ Basha kërkon vëmendje për

Në Ditën Botërore të Shëndetit, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka falenderuar personelin shëndetësor që gjatë kësaj kohe është duke luftuar me koronavirusin.

Basha thekson edhe njëherë thirrjen e tij për të mbrojtur mjekët dhe infermierët, si dhe për të bërë sa më shumë testime.

“Sot në Ditën Botërore të Shëndetit mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID 19. Ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë.

Ata sot kanë nevojë për mbrojtje, paisje, mbështetje. Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA, e cila do t’i mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë. Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin”, shkruan lideri i PD-së në një postim  në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga