LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

AKU bllokon ushqime të skaduara/ Gjobiten 4 subjekte fruta perimesh dhe paralajmërohen 7 furra buke

7 Prill 2020, 16:42, Kronika CNA
AKU bllokon ushqime të skaduara/ Gjobiten 4 subjekte fruta perimesh dhe

95 monitorime dhe kontrolle zyrtare janë kryer sot në terren nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Mësohet se janë gjobitur 4 subjekte me aktivitet “njësi tregtimi fruta perime” në Fier për mosrespektim të aktit normativ, mungesë të maskave dhe dorezave, mungesë dizinfektantësh dhe mos afishim të planit të masave në vlerën e 200 mijë lekëve në total.

Gjithashtu bëhet me dije se janë dhënë 7 masa administrative ?paralajmërim? në Tiranë në subjekte me aktivitet ?furrë buke?.

Në Qarkun e Vlorës në bashkëpunim me organet kompetente të Policisë së Shtetit, në 4 subjekte janë bllokuar produkte ushqimore me etiketë të falsifikuar. Është bërë bllokimi i tyre në këto subjekte, si provë për organet hetimore dhe është lënë detyrë tërheqja e tyre në mënyrë të menjëhershme nga tregu.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit paralajmëron se do të vijojë kontrollet duke mos lejuar asnjë tentativë abuzimi, si dhe u bën thirrje të vazhdueshme të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha masat e marra nga qeveria për shmangien e përhapjes së Covid 19./ CNA.al

Lajmet e fundit nga