LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjidhet situata në Kapshticë/ Emigrantët e bllokuar do futen në karantinë

6 Prill 2020, 21:16, Aktualitet CNA
Zgjidhet situata në Kapshticë/ Emigrantët e bllokuar do futen

Ministri i Diasporës Pandeli Majko, i ftuar në emisonin ?Open?, tha se emirantët e bllokuar në doganën e Kapshticës do të karantinohen në hotel me shpenzimet e paguara nga shteti për 14 ditë.

Majko tha se Këshilli i Koordinimit ka marrë përsipër për vetëm 21 emigrantët e mbetur në kufi të paguajë të gjitha shpenëzimet, ndërsa ripërsëriti thirrjen për emigrantët e tjerë që të mos nisen drejt Doganës nëse nuk ka marrë autorizim nga Konsullata.

?Për ata 21 veta që janë atje unë kam folur me ministrin e Brendshëm dhe atë të Jashtëm. Për këta 21 veta të ketë një histori përjashtimore. Është një mundësi e fundit, do ju paguhet qëndrimi i tyre në karantinë nga Këshilli i Koordinimit. Por është vetëm për këta që kanë mbetur në kufij. Për të gjithë të tjerët nuk bëhet fjalë të hapet kufiri?, u shpreh Majko./CNA.al

Lajmet e fundit nga