Connect with Us

Skandali me pagat/ Institucionet paguajnë shoferat e pastruesit më shumë se doktorët e mësuesit

Denoncim

Skandali me pagat/ Institucionet paguajnë shoferat e pastruesit më shumë se doktorët e mësuesit

Publikuar

-

Ndodh në Shqipërinë tonë që rroga e një drejtori të një kompanie shtetërore me humbje të jetë më e madhe se e presidentit.
Por ndodh që edhe pastruesja dhe shoferi të paguhen më shumë sesa paga e mesuesit apo doktorit.

Dje CNA.al solli si shembull KESH, institucionin që bordi i kishte ngritur rrogat në fund të vitit të shkuar, ku drejtori merr 3 milionë lekë rrogë në muaj.
Duke bërë një vëzhgim të tabelës së pagave duket qartë se pagat janë “të çmendura”.

Shoferi i administratorit e ka pagën nga 736 mijë lekë në 874 mijë lekë, ndërkohë që paga mesatare për mjekët është 700 mijë dhe infermierët 400 mijë. Ata sot po luftojnë me Coronavirus, kurse shoferi shëtit administratorin e KESH, drejtorin e përjetshëm Benet Beci.
Por, nuk mbaron këtu gjithçka në këtë institucion. Punonjësja e recepsionit paguhet sërish me shumë se një mesues, rroga i shkon nga 510 mijë në 750 mijë lekë të vjetra.

LEXO EDHE:  Shefi i ul vetes pagën e ua rriti punëtorëve

Më shumë se mesuesi paguhet edhe shoferi i thjeshtë që mund të marrë deri në 620 mijë lekë rrogë në muaj gati 50% më shumë se infermierët apo 20% më shumë se mësuesit.
Të njëjtin nivel page me mësuesit dhe infermierët ka edhe sanitarja, pra një pastruese merr nga 360 mijë deri në 570 mijë lekë.

Këto janë pagat e personelit me arsim të mesëm që punojnë në qendër, pranë Administratorit, stafi i të cilit ka rroga disa milionëshe, ku këshilltarët dhe kabineti shkon nga 2.1 në 2.5 milionë lekë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Fiks Fare/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza, duhet rikonstruktuar

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza, duhet rikonstruktuar

Pas tërmetit të 26 Nëntorit, pallati 29 Tiranë në Bulevardin Bajram Curri, sipas ekspertizës doli i pa banueshëm. Bashkia nënkontraktoi një firmë për t’i bërë ekspertizën e thelluar. Pas më shumë se një viti kërkesa, banorëve u jepet informacion që pallati është për rikonstruksion vetëm pas interesimit të Fiksit.

Në një intervistë për Fiks Fare, Ferdi Musa dhe banorë të tjerë të pallatit, thonë se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë bashkisë Tiranë prej më shumë se një viti, nesë ka dalë apo jo ekspertiza e thelluar, por nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë. Disa prej tyre u është dhënë bonus qeraje. Disa kanë marrë 3 milion të vjetra për rikonstruksionin e banesës, ndërsa disa të tjerë nuk kanë marrë as bonus qeraje por vijonë të banojnë aty edhe pse pallati sipas ekspertizës së parë ka dalë i pa banueshëm.

Banorët ankohen se nuk dinë si duhet të veprojnë pas gjithë këtyre lëvizjeve të bëra nga bashkia dhe mungesa e informacionit. Ata në rrugë jo zyrtare kanë mundur të sigurojnë një raport, të analizave të materjaleve të pallatit. Sipas këtij raporti, të gjitha analizat mostrave të marra kanë dalë jashtë standartit.

LEXO EDHE:  “Boll më!”/ Basha tregon çfarë po ndodh me investimet për kujdesin shëndetësor

Kërkesat e vazhdueshme të banorëve nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë por pasi Fiks fare interesohet pranë bashkisë Tiranë, kjo e fundit kthen përgjigje menjëherë pas verfikimit ku pretendon se sipas analizës së thelluar dhe oponencës që i është bërë është vendosur se duhet ti nënshtrohet rikontruksionit.

LEXO EDHE:  Skandali në Vain–Kune/ 500 mijë m2 në zonën e mbrojtur ndahet me ligjin 7501

“Sipas konkluzioneve të nxjerra nga operatori ekonomik dhe oponencës teknike të hartuar nga Instituti i Ndërtimit dalin në përfundimin që Pallati Nr. 29 në Rrugën BLV “ Bajram Curri” duhet t’i nënshtrohet Përforcimit dhe Rikonstruksionit.
Fiksi komunikoi edhe me përfaqësues së laboratorit ku janë kryer analizat, për të konfirmuar njësimin e raport analizës me fotokopjet e dhëna nga banorët. Këtë raport na e konfirmoi vetëm inxhineri gjeolog, por laboratori hezitoi të na e konfirmonte edhe pas kërkesës dhe kumunikimit në telefon dhe kerkeses zyrtare.

Edhe pse të gjitha analizat e mostrave kanë dalë jashtë standartit, është vendosur që pallati mund të rikonstruktohet. Ky vendim është marrë edhe nga Instituti i Ndërtimit pas openencës që i eshtë bërë raportit./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Ben Blushi lë fshatin pa ujë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili hedh akuza të forta në drejtim të ish-politikanit Ben Blushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Ben Blushi ka lënë pa ujë banorët e fshatit, për pishinën dhe hotelin e tij.

Gjithashtu Berisha i drejton një thirrje banorëve të Dardhës, të ngrihen në protestë për ujin e tyre.

Sipas denoncuesit, Bashkia e Korçës ka ndërhyrë në ujësjellësin e fshatit Dardhe vetëm e vetëm për hesap te Ben Blushit. Për të çuar ujin Ben Blushit për të mbushur pishinen ne shtepine e tij dhe për hotelin e Ben Blushit në Dardhë.

Bashkia Korce ne menyren me korruptive dhe abuzive te mundshme ka nderhyre ne ujesjellesin e fshatit Dardhe vetem e vetem per hesap te Ben Blushit, per ti shpene ujin Ben Blushit per te mbushur pishinen ne shtepine e tij dhe per hotelin e Ben Blushit ne Dardhe.

Ujesjellesin e kane ndertuar dardharet vete me kontributin e tyre perpara 100 vitesh me mund e djerse, ndersa keta kusare sot vjedhin ujin e fshatit dhe banoreve, Sotiraq Filo hajduti me hajdutin tjeter drejtorin e ujesjellesit Petrit Tare mikun e ngushte te Ben Blushit qe vjen naten ne Dardhe si hajduti e bejnë planet mafioze si te shpien ujin ne biznesin e Ben Blushit.

Pervecse demtohen banoret e fshatit,demtohen dhe bizneset e tjera te cilat jane ngritur me mund e djerse jo me para te vjedhura si Ben Blushi. Shkelje tjeter eshte se kane kaluar tubin e ujit ne prone private me force duke shkateruar pronen private e duke hyre me force dhe punimet jane bere pa asnje leje.

Po grabiten dhe pronaret .Zullumet e bashkise Korce dhe Raqi hajdutit nuk kane fund ,jane kthyer ne sherbetore dhe zagare te devotshem te Ben Blushit i cili de fakto eshte beu i fshatit Dardhe. Pervecse i shtruan rrugen me kalldrem tani po vjedhin ujin per biznesin e tij. SPAK nese ka vullnet te hetoje kete ceshtje korruptive”-shkruan denoncuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Rama shpërblen Blushin me 2 mijë metër katëror tokë në Dardhë/ I implikuar edhe Artan Lame

Publikuar

-

Nga

Rama shpërblen Blushin me 2 mijë metër katëror tokë në Dardhë/ I implikuar edhe Artan Lame

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili hedh akuza të forta në drejtim të ish-politikanit, aktualisht drejtor i Top Channel, Ben Blushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se qeveria shqiptare ka shpërblyer Ben Blushin me 2000 meter katror tokë të privatit në Dardhë.

Sipas denoncuesit, Ben Blushi ka grabitur prona të tre pronarëve të vjetër në Dardhë, ndërsa shton se të përfshirë në këtë aferë janë edhe Artan Lame dhe Besa Spaho.

Pershendetje doktor Berisha. Në fshatin Dardhe kam shtëpi banimi të vitit 1920. Na e shtetëzuan në kohen e komunizmin dhe po në ate kohe na e kthyen prapë. Rilindja nga viti 2013 e deri më tani na i ka shtetëzuar shtëpite doktor dhe po na grabit pronat sepse i ka tjetërsuar në shtet. I nxjer shtet në Kadaster megjithëse ato jane të regjistruara me titull pronësie nga komsioni i kthimit të pronave.

Shkon ankohesh tek hajdutet e ASHK dhe thonë se nuk je pronar ti, është shteti dhe stë japin asnjë informacion , dhe ja jep Ben Blushit 2000 metër katror duke na grabitur pasuritë që i trashëgojmë nga stërgjysherit tanë. Kohët e fundit kane filluar me legalizimet me një VKM antikushtetuese që e grabit pronarin me ligj.

Po na grabitin zagaret e Rilindjes doktor, drejtorat e Rilindjes po na marrin dhe shtëpitë ,nuk do cuditem ndonjë ditë kur të shkoj në Dardhë në shtëpi dhe tëgjej në shtëpinë time Ben Blushin dhe Lame hajdutin duke pirë raki. Me këtë VKM për ndërtimet pa leje po na hynë nëpër oborret e shtëpisë pa leje dhe pa pyetur fare se kush e ka dhe oborret tona i futin në legalizime sikur i kanë të tjeret duke nga gabitur me ligj pronat.

Ben Blushi ka grabitur tre pronarë të vjeter, një aferë e pastër korruptive në kundërshtim me cdo ligj duke grabitur me një të rënë të lapsit 2000 metër katror truall ,ndërsa në që jemi në të drejtën e Zotit po na marrin dhe shtëpite tona.

Kryehajdutja e ASHK, Korçë Besa Spaho po e ndjen fundin dhe po kape ctë kapi doctor. Shpresoj qe kur te vini ne pushtet te shfuqizoni cdo leje legalizimi korruptive e te pa ligjshme . Pasuria e tij shkon në total 2000 metër katror, duke u kthyer kështu në beun e fshatit Dardhë”-shkruan denoncuesi./CNA.al

Publikohet dokumenti/ Ben Blushi grabit pronën në bregdet, me ndihmën e Ramës

Artan Lame dhe Kadastra, çeta e grabitësve në favor të Ben Blushit

Denoncimi/ Ben Blushi pas Dardhës grabit 6 mijë m2 në bregdet

Flasin banorët e Dardhës/ Ben Blushi po na vjedh dhe shkatërron shtëpitë

LEXO TE PLOTE