LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkon në 649 numri i viktimave nga Covid-19 në Turqi, mbi 30 mijë të infektuar

6 Prill 2020, 18:39, Kosova & Bota CNA
Shkon në 649 numri i viktimave nga Covid-19 në Turqi, mbi 30 mijë

Ka shkruar në 649 numri i viktimave në Turqi, sipasojë e pandemisë së Covid-19, ndërkaq, numri i të infektuarve është rritur në 30.217.

Shifrat u konfirmuan nga ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca. Ky i fundit tha se sot janë evidentuar 3.148 raste të reja.

Ndërkohë, 1.326 pacientë kanë lënë spitalin, ndërsa po trajtohen 1.415 pacientë.

?Numri i testeve ditore së shpejti do të arrijë në 30 mijë. Vazhdon shkalla e rritjes së numrit të pacientëve të shëruar. Rritja e numrit të rasteve të reja është e ulët në krahasim me rritjen e numrit të testeve?, tha Koca./CNA.al

Lajmet e fundit nga