LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shkodra bombë e kurdisur me sahat”/ Rama thirrje qytetarëve: Ju lutem respektoni masat

6 Prill 2020, 11:52, Sociale CNA
“Shkodra bombë e kurdisur me sahat”/ Rama thirrje

Gjatë një komunikimi live, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek qyteti i Shkodrës e cila ka zgjeruar vatrën e koronavirusit.

Rama i ka bërë thirrje qytetarëve të Shkodrës të respektojnë rregullat, pasi Shkodra është kthyer në një bombë të kurdisur me sahat.

?Respektoni rregullat ju lutem! Shpërfillja e masave elementare e ka kthyer Shkodrën në një bombë të kuridsur me sahat. Po punojmë shumë fort, do bëjmë gjithcka për të mbështetur Shkodrën?, tha Rama.

Kujtojmë se në Shkodër janë marrë masa të përforcuara ditën e sotme, pasi qytetarët deri më sot janë treguar të pabindur.

Tregu i Shkodrës u blindua nga policët dhe ushtarët të cilët kontrollonin qytetarët nëse kishin apo jo leje për të dalë./CNA.al

Lajmet e fundit nga