LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Rama po rrëmben protagonizëm të tepruar"/ Paralajmëron Ylli Rakipi

6 Prill 2020, 20:11, Lifestyle CNA
"Rama po rrëmben protagonizëm të tepruar"/

Gazetari Ylli Rakipi, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama lidhur me mënyrën se si po e menaxhon situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Rakipi pretendon se Rama po merr një protagonizëm të tepruar në këto kohë të vështira për shqiptarët.

?Në raste të tilla, populli është një masë e madhe që ka nevojë për një besim të madh. Në raste të tilla duhet të funksionojnë institucionet, aq sa kemi. Duhet të funksionojnë ekspertët. Ndërsa Edi Rama thotë jemi në një luftë të madhe, në fakt ne jemi në një krizë të madhe dhe ai i ka marrë të gjitha përsipër vetë. Rama po i lodh njerëzit me protagonizmin. Kërkon të rrëmbejë protagonizëm edhe në momentet kur vdekja sillet rreth nesh, në momentet kur shqiptarët janë në ditët e tyre më të vështira?, tha ai në emisionin ?Në fokus?.

Gazetari paralajmëroi se pas përfundimit të kësaj beteje, Shqipëria do të përballet me problematika jashtëzakonisht të mëdha.

?Problemet post koronavirus, do të jenë jashtëzakonisht të mëdha, sepse Shqipëria është një vend tmerrësisht i varfër, me një ekonomi primitive, me institucione që nuk funksionojnë, duke patur në krye vetëm një njeri, që bën në këtë ?big brother? ku jemi sot, regjisorin, folësin, menaxherin, lojtarin, pronarin, sigurisht do të ketë ngërçe të jashtëzakonshme, të cilat do t?ju bien mbi supe dhe do t?i përballojnë shqiptarët?, nënvizoi Rakipi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga