LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse opozita është selektive me kallëzimet në SPAK për korrupsion?

6 Prill 2020, 09:33, Politikë CNA
Pse opozita është selektive me kallëzimet në SPAK për

Është një informacion që qarkullon shpesh në qarqet e biznesit dhe në ato të politikës, se PD është shpesh selective në denoncimet e korrupsionit. Jo se ajo nuk flet dhe nuk e përmend çdo gjë, megjithëse shpesh ka frikë të përmendë shumë emra.

Por, selektiviteti qëndron tek beteja dhe mënyra sesi e bën atë. Ka një mungesë të theksuar serioziteti dhe është mjaft selektive në denoncimet që bën.

Flet shumë për çështje korrupsioni, por shumë pak nga këto dosje përfundojnë në prokurori apo në SPAK.

Flet shumë për klientelizëm qeveritar, por atë e le në kuadër të tymnajave, thashethemeve dhe lojës politike.

Mesa duket kjo tashmë është kuptuar dhe përtej saj kanë filluar të ngrihen dhe akuza se pas selektivitetit të opozitës, qëndron edhe korrupsioni i saj. Ç?ka e bën edhe më të rëndë dhe më të ashpër akuzën, është ndarja e parave të korrupsionit të pushtetit me ato të opozitës.

Por, le të sjellim disa raste konkrete.

Duke filluar këtu që me Ligjin për Arsimin e Lartë. I shumë diskutuar, i cili nga Lulzim Basha nuk u cua kurrë në Gjykatën Kushtetuese. Ai ligj pati një qëndrim të ashpër nga studentët, nga akademikët, por gjithësesi qeveria për klientelen e saj që kishte vërdallë në atë kohë e udhëhequr nga Henri Cili i UET, e miratoi.

Por, opozita heshti. Në fillim tha se do të bënte hapat e saj. Por, kurrë nuk e çoi ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Megjithëse zyrtarët e PD-së përgatiten një dosje voluminoze, Lulzim Basha nuk bëri asnjë hap. Goja e tij u mbyll me llokmat e Cilit, me llokmat e korrupsionit të qeverisë, apo servilët që kishte vërdallë si produkt i UET, këtë askush nuk e ka sqaruar ende. (Lexo ketu)

Por, ky është një rast i vetëm nga dhjetëra raste për kohën kur ekzistonte Gjykata Kushtetuese. Ka edhe të tjera që janë çuar në prokurori, pa asnjë diskutim. Por, pikërisht këtu qëndron selektiviteti. Se kjo nuk është një opozitë që të gjitha gjërat i çon në prokurori.

Tani ka lindur SPAK, i përshëndetur nga Lulzim Basha, i quajtur një institucion i rëndësishëm, pjesë e Reformës në Drejtësi, e votuar edhe nga PD-ja, për më tepër me unanimitet të plotë në Kuvend.

Në SPAK dje është çuar një dosje. Dosja e tenderit 1.5 milion lekë për ushqimet ku akuzohet ministrj Xhaçka, e cila u përgjigj menjëherë dhe tha se po, le të hetohet dhe zbardhet e vërteta. Edhe kompania fituese pati një reagim.

Por, sa tendera janë zhvilluar me vlera të tilla, prokurime të drejtpërdrejta dhe skandale të cilat PD nuk i ka çuar në SPAK? Kjo jo për të mbrojtur Xhaçkën, por për të thënë se pse nuk është çuar edhe korrupsioni i koncesioneve të inceneratorëve për shembull? Apo pse nuk është çuar në SPAK 15 milion eurot që janë dhënë me prokurim të drejtpërdrejtë në dhjetor në Porto Romano, e cila sërish lidhet me inceneratorët?

Mediat e denoncuan, u tha se ishte përgatitur një tender që në muajin shtator, ai është anulluar dhe më pas duke gjetur situatën e tërmetit, 15 milion euro me prokurim të drejtpërdrejtë i ishin dhënë një firme për të rigjeneruar dhe për të hequr plehrat nga zona e Porto Romanos. (Lexo ketu) 

Pas shumë e shumë kronikash që bëheshin nga Top Channel, CNA.al ka sjellë me detaje dhe fakte sesi ky televizion lidhej me pronarët e inceneratorëve. (Lexo këtu)

Por, përtej kësaj le të qëndrojmë tek opozita. Pse nuk është çuar një kallëzim në SPAK për të hetuar zyrtarët, ministrat dhe vetë subjektet fituese?

Ka edhe të tjera raste të tanishme, mbi proçedurat dhe tenderat e ndryshëm që opozita del, i denoncon dhe i lë atje. Ka edhe raste nga më skandalozët, që Lulzim Basha urdhëron zyrtarët e PD-së të përgatisin dosjet, juristët e saj nxjerrin materialet, nxjerrin akuzat, nxjerrin edhe problematikat dhe të gjitha shkeljet ligjore dhe më pas dosjen nuk e denoncon kurrë. E merr ai dhe e mban në zyrë, derisa ose një familjar i tij takon një nga subjektet dhe i mbyllin gojën ose konsultohet me ta për të marrë vesh a duhet të flasë apo jo për X apo Y subjekt.

Lulzim Basha ka akuzuar mediat se janë të korruptuara, të blera apo të shitura nga qeveria, por ende sot nuk ka folur për skandalin e blerjes së aksioneve të një kompanie private që ka të njëjtët pronarë me Top Channel, nga pronarët e kompanisë së inceneratorëve në Shqipëri, të cilët marrin para publike. Asnjë fjalë, ashtu siç nuk ka folur as për 15 milion eurot e Porto Romanos, ashtu siç ka heshtur dhe nuk e çoi kurrë në Gjykatën Kushtetuese ligjin e arsimit të lartë, ashtu sikundër nuk ka folur dhe nuk ka mbajtur qëndrim dhe nuk ka dërguar përpara organit të akuzës shumë e shumë afera korruptive. Të cilat në fakt kanë qënë totalisht të denoncuara edhe nga opinion public, edhe nga mediat.

Por, opozita ka heshtur. Basha ka heshtur, duke ngritur kështu mbi vete një akuzë mjaft të rëndë, se ndan paratë me qeverinë dhe është pjesë e korrupsionit qeveritar./ CNA.al

Ligji për Arsimin e Lartë/ Basha ?thikë pas shpine? studentëve

15 milion euro tender, për firmën pranë Lulzim Bashës/ SPAK nis hetimet

Rama jep 15 milion euro pa tender, për firmën pranë Lulzim Bashës

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Lajmet e fundit nga