LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nga nesër nis testimi i ri për COVID-19"/ Shefja e Epidemiologjisë: Brenda dy javëve bie numri i të infektuarve

6 Prill 2020, 18:48, Lifestyle CNA
"Nga nesër nis testimi i ri për COVID-19"/ Shefja e

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini deklaroi se duke filluar nga dita e nesërme do të nisin testimet përmes një analize të gjakut për të parë antikorpet tek individët me imunitet të fortë.

“Komiteti Teknik sapo ka miratuar paktin që dhe testimi cerologjik, me prezencën e IKGVE apo IGMVE, do të hyjë në vijim në QSUT dhe ndoshta që nga dita e nesërme ky proces do të jetë aktiv për të testuar të gjitha fashat ose grupet që janë të rriskuar apo që e kanë pasur në mënyrë asimptomatike?, u shpreh ajo në Euro News.

Ajo teksa tregoi se analiza do të kryhet në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT dhe në këtë mënyrë mund të zbulohen edhe personat që kanë kaluar koronavirusin pa simptoma.

Tomini deklaroi se brenda dy javëve mund të bjerë numri i të infektuarve me koronavirus.

?Kemi bërë parashikimin tonë standard, jemi në nivele të pritshme. Presim që në ditët në vijim të kemi të njëjtën tendencë dhe javën e pestë të shënojë kthimin rënie?, deklaroi shefja e Epidemiologjisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga