Connect with Us

Nga 14 prilli Austria “çlirohet” nga masat/ Në 1 maj do rihapen edhe qendrat tregtare

Bota

Nga 14 prilli Austria “çlirohet” nga masat/ Në 1 maj do rihapen edhe qendrat tregtare

Publikuar

-

Austria është një nga vendet e para europiane që gradualisht do “çlirohet” nga masat e marra për parandalimin e koronavirusit.

Lajmi u njoftua nga Kancelari Sebastian Kurz në një konferencë të përbashkët shtypi me Zëvendës Kancelarin Werner Kogler.

Kurz shpjegoi se kufijtë mund të mbeten ende të mbyllur për një kohë të gjatë.

“Për sa kohë që nuk ka vaksinë ose ilaçe efektive, kjo sëmundje do të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë. Deri atëherë nuk do të ketë liri për të udhëtuar. Nëse kufijtë do të rihapeshin, ekziston rreziku që koronavirusi të importohej përsëri.
”, tha kancelari konservator.
Sipas Kancelarit do të rihapen dyqanet e vogla, parqet dhe çerdhet duke nisur nga data 14 prill, kurse nga data 1 maj do të rihapen edhe qendrat tregtare.

LEXO EDHE:  "Jeta e gazetarëve në rrezik"/ UGSH bën thirrje: Shumfishoni masat e vetëruajtjes nga pandemia

Gjithashtu, bëhet e dije se edhe restorantet, baret dhe hotelet do të rinisin biznesin e tyre nga mesi i muajit maj.

Për panairet, sallat e koncerteve dhe eventet kulturore do pritet deri në fund të muajit qershor kurse detyrimi për të mbajtur maska do shtrihet jo vetëm në supermarket por edhe në transportin publik./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Fauci shpreh shqetësim për vaksinën e Rusisë

Publikuar

-

Nga

Fauci shpreh shqetësim për vaksinën e Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot fitoren në garën globale për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit, madje duke dhënë si argument bindës,  se vajza e tij ishte vaksinuar. Autoritetet ruse e kanë aprovuar dhe do të fillojnë prodhimin masiv.

Megjithatë, shumë ekspertë kanë shprehur rezerva në lidhje me vaksinën a ditëve të fundit. Ajo ende nuk ka kaluar provat e fazës-3, të cilat konsiderohen thelbësore për të garantuar sigurinë e një vaksine, shkruan Business Insider.

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, është ndër ata që kanë shprehur shqetësime në lidhje me procesin e shpejtë të ndërmarrë nga vendet, përfshirë Rusinë dhe Kinën, në garën për të prodhuar një trajtim.

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i të infektuarve/ 18 raste të reja me Covid në 24 orë



Kriza e koronavirusit ka krijuar një garë secili nga kombet do të jetë i pari që zhvillon një vaksinë, duke fituar ndikim dhe prestigj gjeopolitik, si dhe mijëra jetë njerëzish.

LEXO EDHE:  Greqia shpalos planin e rihapjes/ Më 4 maj njerëzit dalin lirisht, hapen edhe lokalet

Kohët e fundit Rusia është akuzuar nga SHBA, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar për përpjekje për të hakuar qendrat e tyre të kërkimit shkencor koronavirus.

Njoftimi i Rusisë po trajtohet me kujdes, pasi instituti që zhvilloi trajtimin ka lëshuar informacion të kufizuar mbi vaksinën. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në Kosovë/ 13 viktima në 24 orë, konfirmohen 171 raste pozitive

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në Kosovë/ 13 viktima në 24 orë, konfirmohen 171 raste pozitive

Vijon të mbetet alarmante situata në Kosovë sipasojë e Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar edhe 171 raste të reja.

Numri i personave që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 354.



LEXO EDHE:  "Hapja vjen e përshkallëzuar"/ Denaj: Deri në fund të majit të gjitha bizneset do jenë aktive

Sipas IKSHPK-së, po ashtu janë shëruar edhe 190 persona.

LEXO EDHE:  “Jeta e gazetarëve në rrezik”/ UGSH bën thirrje: Shumfishoni masat e vetëruajtjes nga pandemia

“Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shpërthejnë protestat në Bjellorusi/ Opozita nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Shpërthejnë protestat në Bjellorusi/ Opozita nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve

Bjellorusia thotë se udhëheqësi Aleksandër Lukashenko ka siguruar një fitore dërrmuese në garën presidenciale. Ai pritej të ndeshej me sfidën më të fortë zgjedhore që kur erdhi në pushtet në mes të viteve 1990. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Charles Maynes njofton se opozita ka deklaruar se nuk i njeh rezultatet duke ngritur akuza për manipulim votash. Si rezultat përkrahësit e opozitës kanë dalë në protesta që janë shoqëruar edhe me përleshje mes aktivistëve dhe forcave të rendit.

Pas numërimit të fletëvotimeve nga të gjitha zonat zgjedhore, Presidenti Lukashenko ka marrë afro 80% të votave.

Me këtë fitore ai vazhdon pas 26 vjetësh të qëndrojnë në pushtet për një mandat të ri. Ai paralajmëroi ata që mund të tentojnë të kundërshtojnë rezultatet.

“Zbatoni ligjin dhe ashtu do të zhduken të gjitha shqetësimet për shtypje,” tha ai.

Por protestuesit që u mblodhën të dielën në mbrëmje në Minsk dhe qytete të tjera, duke u përleshur me trupa të ministrisë së brendshme, nuk i shohin zgjedhjet si legjitime.

Demonstruesit thonë se zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të drejta. Ashtu mendon edhe Perëndimi.

Pasi kundërshtarë të rëndësishëm nuk u lejuan të marrin pjesë, gratë e kandidatëve u futën në garë. Ndër ta u dallua Svetlana Tikhanovskaya, e cila hyri në garë pasi i shoqi, një bloger i njohur politik, u arrestua.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i shkencëtarëve/ Covid shkakton çrregullime të trurit tek njerëzit

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i të infektuarve/ 18 raste të reja me Covid në 24 orë

Megjithëse dhjetëra mijëra mbështetës të saj kanë dalë në protesta në mbarë vendin, në rezultate ajo ka dalë me më pak se 10% të votës.



“Nuk jemi dakord me këto rezultate. Kemi informata krejt të tjera,” thotë kandidatja.

Kandidatët që nuk u lejuan të konkurrojnë thonë se ka prova që gara u manipulua. Tani ata janë bashkuar në opozitë kundër zotit Lukashenko.

“Nuk duam të dalim në rrugë, të hidhemi në protesta. Por nuk na ka lënë zgjidhje tjetër,” thotë kandidati i paregjistruar presidencial, Valery Tsepkalo.

Zgjedhjet u zhvilluan ndërkohë që bota përleshet me koronavirusin, të cilin udhëheqësi bjellorus e ka cilësuar si histeri masive.

Me shtimin e numrit të të infektuarve, shoqëria civile u hodh në veprim për të pajisur spitalet dhe mjekët.

Aktivistët thonë se kjo iniciativë e shoqërisë civile po transformon edhe politikën bjelloruse:

“Bjellorusët nuk janë më të njëjtët që ishin para COVID-it. Kjo shihet në aktivizmin në shoqërinë civile, por edhe në marrëdhëniet mes njerëzve të thjeshtë. Po shohim ndryshime, duke filluar me mendësinë e njerëzve,” thotë aktivisti Andrej Stryzhak.

Zoti Lukashenko ka ndeshur edhe më parë sfida dhe ia ka dalë. Por kundërshtarët e tij thonë se këtë herë po shohim lindjen e një Bjellorusie të re./ VOA

LEXO TE PLOTE