LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta kundër Covid-19/ Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të shtretërve spitalor, Gjermania mban rekordin në Europë

6 Prill 2020, 06:10, Sociale CNA
Lufta kundër Covid-19/ Shqipëria ndër vendet me numrin më

Në luftën kundër Koronavirusit duket që rol vendimtar do të kenë kapacitet spitalore. Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të ulët të shtretërve në spitale në raport me popullsinë, po ashtu edhe Spanja dhe Italia, të cilat deri më tani janë më të goditurat  nga pandemia në Europë. Nga ana tjetër renditet Gjermania, e cila mban rekordin në Europë, duke reflektuar kështu se kapacitetet spitalore janë një faktor për luftën kundra Covid-19.

Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët shtretërish spitalorë në raport me popullsinë. Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave përllogaritet se ka 3 shtretër në dispozicion për 1000 banorë, duke u renditur kështu e shtata për nga numri i ulët në krahasim me vendet e BE-së dhe ato të rajonit.

Krahasuar edhe me vendet e rajonit, Shqipëria ka një diferencë të dukshme. Në Malin e Zi sipas të dhënave të Eurostat mbi numrin e shtretërve dhe të popullsisë, dhe përllogaritjet e Monitor, ka rreth 3.9  shtretër për 1000 banorë, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 4.4 dhe Serbia me 5.6.

Vendet e prekura më së shumti në Europë nga Koronavirusi, Italia dhe Spanja, numri i vdekje ka kaluar edhe Kinën, vendin nga ku pati zanafillën virusi kanë gjithashtu një numër të ulët shtretërish, me një diferencë shumë të ulët më Shqipërinë. Kështu në Itali sipas Eurostat ka 3,2 shtretër për 1000 banorë, vetëm 0,1 më shumë se tek ne, ndërsa në Spanjë ka 3 shtretër për 1000 banorë, apo 0,1 më pak se Shqipëri.

Në kahun tjetër qëndron Gjermania. Në ekonominë më të madhe të Bashkimit Europian, të dhënat më të fundit të publikuara në Eurostat tregojnë se numri i shtretërve spitalorë për 1000 banorë është 8.1, duke mbajtur kështu rekordin në Europë. Gjermania është një nga vendet që po vuan prej kohësh pasojat e plakjes së popullsisë, duke rritur kështu edhe kërkesën për shërbime shëndetësorë.

Për këtë i nevojiten edhe më shumë kapacitete spitalore, por edhe burime humane. Së fundmi, Gjermania është shndërruar si një magnet për mjekët e huaj, veçanërisht nga vendet e lindjes, ku përfshihet edhe Shqipëria. Shifrat tregojnë se numri i shqiptarëve që u shpërngulën për arsye punësimi në Gjermani ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe pjesa më e madhe e tyre kanë lidhur kontrata punë në sektorin e përkujdesjes shëndetësore (mjekë dhe infermierë).

Vendet e tjera me një numër të lartë shtretërish për 1000 banorë janë Austria me 7.5, e ndjekur nga Bullgaria me 7.2, Hungaria me 7 dhe Çekia me 6.9.

Ndërsa ndër vendet me numrin më të ulët renditet Suedia, ku sipas përllogaritjeve për 1000 banorë ka 2.4 shtretër në dispozicion. Me një diferencë të ngushtë, Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka kanë 2.6 shtretër për 1000 banorë, të ndjekura nga Turqia me 2.8, Irlanda me 2.9 dhe Spanja me 3./ Monitor

Lajmet e fundit nga