LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi/ Gjermania kufizon udhëtimet, ja kush preken

6 Prill 2020, 16:29, Kosova & Bota CNA
Koronavirusi/ Gjermania kufizon udhëtimet, ja kush preken

Gjermania ka vendosur kufizime të reja të udhëtimit për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Mësohet se për shtetasit gjermanë nuk ka kufizime, ashtu si për njerëzit që vijnë nga vendet që janë pjesë e BE-së dhe ata që vijnë nga vendet e Shengenit.

DW raporton se qytetarët që vijnë nga vendet e BE dhe që janë rezidentë në Gjermani lejohen të hyjnë, ndërsa ata që nuk janë rezidentë vetëm mund të udhëtojnë përmes Gjermanisë.

Ndërkohë për shtetasit që vijnë nga vendet e Shengenit ka më shumë kufizime. Ata që janë rezidentë lejohen të shkojnë në Gjermani. Për ata që nuk janë rezidentë lejohen vetëm të udhëtojnë përmes Gjermanisës në një shtet tjetër.

Në Gjermani do të lejohen të hyjnë persona nga vendet e Shengenit vetëm për arsye urgjente, do të lejohen udhëtarët dhe deri në 40,000 punëtorë sezonalë në muaj.

Këto kufizime vijnë në kuadër masave të betejës për të mposhtur koronavirusin e ri, i cili ka marrë mijëra jetë njerëzish në të gjithë botën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga