LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konfirmohet me Covid-19 pronari i një restoranti në Elbasan

6 Prill 2020, 21:05, Lifestyle CNA
Konfirmohet me Covid-19 pronari i një restoranti në Elbasan

Ka shkuar në 11 numri i rasteve të prekur nga Covid-19 në Elbasan, ku rasti më i fundit është një 46 vjeçar, pronari i një restoranti që ndodhet pranë Gjykatës së këtij qyteti.

Ai ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore paraditen e së hënës dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Shefqet Ndroqi. Pas bërjes së tamponin ai ka rezultuar pozitiv.

Kjo njësi shërbimi dyshohet të ketë qenë dhe vatra nga ku është përhapur Koronavirusi në Elbasan, pasi pjesa më e madhe e të infektuarve kanë frekuentuar deri ditën e mbylljes restorantin në fjalë.

Aktualisht u janë marrë tamponët 15 personave të tjerë për të cilët pritet përgjigja përfundimtare. Mes tyre janë edhe një infermiere dhe një mjek i Qendrës Spitalore si dhe Prokurorë e Gjykatës të Elbasanit./CNA.al

Lajmet e fundit nga