Connect with Us

Intervista/ Pse vaksina kundër koronavirusit, mund të jetë vite larg

Blog

Intervista/ Pse vaksina kundër koronavirusit, mund të jetë vite larg

Publikuar

-

* Dr.Pol Ofit, Drejtor i Qendrës së Edukimit mbi Vaksinat në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia, dhe bashkë-shpikës i vaksinës së rotavirusit, shprehet pesimist mbi mundësinë e zhvillimit të shpejtë të një vaksine kundër koronavirusit. Në një interviste për “National Interest”, ai thotë se SHBA-ja gaboi që nuk ndaloi më herët udhëtimet dhe nuk kufizoi më herët jetën sociale, ndërsa shtoi se nga muaji maji situata mund të përmirësohet.

Si përfundon kriza COVID-19?

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e tha shumë qartë:”Duhet të rrimë nën karantinë të paktën 3 javë”. Duhet të kalojmë kurbën, dhe më pas panemia mund të zbutet, njerëzit mund të rikthehen në punë, edhe pse ende mund të ketë raste të reja dhe të vdekur. Por ky nuk është qëllimi. Synimi është të mos e mbingarkojmë sistemin shëndetësor. Dhe kur do e arrijmë kurbën në ne SHBA? Unë do të parashikoj se nga fundi i prillit, gjërat do të fillojnë të duken më mirë.

A kemi gjasa të shohin shifrat e larta të të vdekurve që janë parashikuar?

Ne e dimë se karantinat funksionojnë. Kina, Singapori, Japonia dhe Koreja e Jugut, ishin në gjendje ta frenonin përhapjen e këtij virusi. Tani zv/presidenti amerikan Majk Pens, ka thënë se mendon të imitojmë qasjen e Italisë. Italia ka deri tani 13.000 të vdekur, ndërsa ka një popullsi afro sa një e pesta e popullsisë amerikane.

Ky skenar do të thotë deri në 65.000 të vdekur, por ekspertët tanë po parashikojnë deri në 240.000 vdekje. Kjo do të thotë që Italia do të duhej të kishte tashmë mbi 50.000 të vdekur. Edhe pse Italia ka shumë vdekje, duket se koha e dyfishimit të tyre është rreth 8 ditë.

Kështu që mua me duket i ekzagjeruar vlerësimi për 240.000 të vdekur vetëm në SHBA. Por ekspertët janë më pranë të dhënave, dhe mund të shohin diçka që nuk e shoh. Ne gabuam në shumë gjëra. Vepruam me ngadalësi në ndalimin e udhëtimeve nga Kina.

Ishin të avashtë në kryerjen e testimeve. Kur Korea Koreja e Jugut, kishte kryer 150.000 teste, ne kishim bërë më pak se 500. Dhe e vendosëm me vonesë karantinën. Dhe u vonuam në furnizimin e spitaleve me pajisje mbrojtëse, ventilatorë etj. Për pasojë tani po e pësojmë më keq, se sa shumica e vendeve të tjera.

Ju keni qenë bashkë-shpikësi i vaksinës kundër rotavirusit. Sa jetike mendoni se është zhvillimi i një vaksine kundër koronavirusit? Apo mendoni se Covid-19 do të zhduket vetvetiu?

Ne sigurisht që nuk duhet të supozojmë, se koronavirusi do të zhduket vetë. Ne duhet të prodhojmë sa më shpejt një vaksinë, që të jetë efikase dhe e sigurtë. Dhe ka disa lajme të mira për këtë. Studimet e bëra dekada më pare, tregojnë se nëse je vaksinuar kundër njërit nga 4 llojet e koronavirusit që qarkullon në SHBA, atëherë çdo vit je në tërësi i mirë-mbrojtur.

LEXO EDHE:  Librat dixhitalë apo ata klasikë/ Cilat janë më të mirë për trurin tonë?

Por disa kompani, janë vetëm në fillim të këtij procesi. Dyzet e pesë personat që po testohen në shtetin e Uashingtonit, janë ndarë në 3 grupe, ku secilit i jepet një dozë e ndryshme. Që një vaksinë të jetë efektive, ajo duhet testuar në mijëra njerëz, dhe kjo gjë kërkon kohë.

Cili është një afat kohor real për një vaksinë?

Duhen vite. Zhvillimi i vaksinës kundër rotavirusit na mori 16 vjet, para se të arrinim në testin e madh përfundimtar, që është faza e tretë. Mendoj se sot po ecet me shpejt, por por testohet në më pak njerëz, dhe në fund mund të anashkalohet FDA. Ndryshe nga dr.Entoni Fauçi unë jam më pesimist. Mendoj se një vaksinë efektive, do të kërkojë më shumë se 18 muaj kohë.

A jeni i shqetësuar për rikthimin e koronavirusit në vjeshtë? Apo mendoni se do të jemi më mirë deri në maj? Dhe a mund ta njohim më mirë COVID-19, duke bërë më shumë testime?

Periudha e inkubacionit të këtij virusi është 5-10 ditë, dhe pastaj sëmureni ose jo, mund të shkoni në spital, ndoshta intuboheni, dhe ndoshta vdisni. Ky proces zgjat rreth 3 javë. Pra, ne do të shohim se çdo të ndodhë në SHBA pas 3 javësh. Mendoj se do të përmirësohemi. Deri në fund të prillit, parashikoj se do të fillojmë të shohim rënien e kurbës aktuale.

Ju kishit shkruar një libër të quajtur “Profetët e rremë të Autizmit”, mbi ata që janë kundër vaksinave. Çfarë mund të thoni tani?

Unë mendoj se vaksinat janë heroi i kësaj historie. Filmi më i shkarkuar për momentin nga internet është “Contagion”, ku vaksinat ishin edhe heroi i këtij filmi. Njerëzit mezi prisnin të bënin vaksinën. Ata qëndronin në radhë të gjata për të.

Ne duam që të kemi një vaksinë. Dhe s’ka asnjë arsye të besojmë, se nuk mund të zhvillojmë një vaksinë të suksesshme. Unë thjesht po vë në dyshim afatin kohor, pasi dëshiroj të sigurohem që ajo të jetë maksimalisht e sigurtë./ Nationalinterest.org –Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Si u rrethua dhe ra në duart e turqve Kostandinopoja, Stambolli i sotëm

Publikuar

-

Nga

Qyteti i Konstandinopojës, Stambolli i sotëm, u themelua nga perandori romak Konstandini I
në vitin 324. Ai shërbeu si kryeqyteti i Perandorisë Romake të Lindjes, apo Perandorinë Bizantine siç u bë më shumë i njohur për më shumë se 1.000 vjet.

Ndonëse qyteti pësoi shumë sulme, rrethime të gjata, rebelime të brendshme dhe madje një periudhë pushtimi në shekullin XIII nga kryqtarët e Kryqëzatës së Katërt, sistemi i tij mbrojtës ishte legjendar, dhe një nga të famshmit si në botën antike ashtu edhe atë mesjetare.

Gjithsesi, ai nuk mund t’i rezistonte topave të fuqishëm të sulltanit osman Mehmetit II, dhe Kostandinopoja, xhevahiri dhe bastioni i krishterimit u pushtua, u shkatërrua dhe u plaçkit të martën e 29 majit të vitit 1453.

Një fortesë e padepërtueshme

Kostandinopoja kishte përballuar shumë rrethime dhe sulme ndër shekuj, sidomos nga arabët midis viteve 674-678 dhe 717-718 pas Krishtit. Mbretërit bullgarë Krum (802-814) dhe Simeon (893-927) u përpoqën ta sulmojnë kryeqytetin bizantin. Po kështu tentuan edhe rusët në vitet 860, 941 dhe 1043, por dështuan.
Të gjitha këto sulme ishin të pasuksesshme, falë vendndodhjes stratgjike të qytetit buzë detit, flotës së tij të fuqishme detare dhe armës sekrete të quajtur Zjarri Grek (një lëng mjaft i ndezshëm), dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, përmes mbrojtjes nga Muret e mëdha Teodosiane.

Muret rrethuese të qytetit, përbëheshin nga një rresht i trefishtë fortifikimesh të ndërtuara gjatë mbretërimit të Teodosit II (408-450), që mbronin pjesën tokësore të gadishullit. Ato shtriheshin në të gjithë gadishullin nga brigjet e Detit Marmara deri në Bririn e Artë, duke pasur një gjatësi totale prej rreth 6.5 kilometrash.
Sulmuesit përballeshin në fillim me një hendek 20 metra të gjerë dhe 7 metra të thellë që mund të mbushej me ujë sa herë që mund të nervojitej. Pas kësaj ndodhej një mur i jashtëm, i pajisur me një rrugë patrullimi për të mbikëqyrur hendekun. Pas këtij, vinte një mur i dytë që kishte kulla dhe një tarracë të brendshme, në mënyrë që të siguronte një platformë prej nga ku mund të goditej me shigjeta çdo forcë armike që sulmonte murin e parë.
Pastaj vinte mur i tretë thuajse 5 metra i gjerë, 12 metra i lartë, dhe i pajisur me 96 kulla roje.
Çdo kullë ishte vendosur rreth 70 metra larg nga tjetrës, dhe arrinte një lartësi prej 20 metrash. Kullat, qoftë katrore ose tetëkëndëshe në formë, mund të mbanin deri në 3 topa të vegjël. Në këto kushte, për ta pushtuar marrë Kostandinopojën, një ushtri armike do të duhej të sulmonte si nga toka ashtu edhe nga deti.

Rrethimi, që shënoi rënien e perandorisë

Osmanët e sulmuan për herë të parë qytetin në vitin 1394, dhe më pas në vitin 1422, por Konstandinopoja rezistoi. Pasi mposhti ushtri kryqtare sulltani Mehmeti II, vendosi të pushtojë me çdo kusht kryeqytetin e Bizantit. Qyteti u rrethua më 2 prill 1453.
Historiani grek i kohës Jorgo Sfranzes, shkruan se ushtria bizantine përbëhej nga më pak se 5000 burra, një numër i pamjaftueshëm për të mbuluar në mënyrën e duhur të gjithë gjatësinë e mureve mbrojtëse të qytetit, rreth 19 km në total. Ndëkohë, marina dikur e madhe bizantine ishte katandisur në vetëm 26 anije, dhe shumica e tyre i përkisnin vencianëve.

Perandori bizantin në kohën e sulmit ishte Konstandini XI. Bizantinët zotëronin katapulta dhe Zjarri Grek, lëngun shumë të ndezshëm, me të cilin mund të spërksnin anijet armike që i afroheshin mureve të qytetit. Por osmanët kishin diçka që u mungonte bizantinëve:topat e mëdhenj.
Sipas Sfranzes, ushtria osmane kishte 200.000 trupa, por historianët e sotëm preferojnë një
shifër më realiste prej 60-80.000 ushtarësh. Kur ushtria u tubua para mureve të qytetit të Kostandinopojës, bizantinët panë topat e osmanëve.

LEXO EDHE:  Qeveria merr masa ekstreme/ Nuk do të mund të lëvizni as në këmbë

LEXO EDHE:  Rëndohet bilanci në Itali/ 651 të vdekur në 24 orët e fundit, 59138 të infektuar

Më i madhi ishte 9 metra i gjatë, dhe mund të godiste me një gjyle që peshonte 500 kilogramë në një distancë mbi 1.5 km. Aq i madh ishte ai top, saqë duhej shumë kohë për ta mbushur dhe ftohur, në mënyrë që të mund të gjuhej vetëm 7 herë në ditë.

Ndërkohë, osmanët kishin shumë topa më të vogël, secili në gjendje të gjuante mbi 100 herë
në ditë. Më 5 prill, Mehmeti i dërgoi një ultimatum perandorit bizantin për dorëzim të menjëhershëm, por nuk mori asnjë përgjigje. Më 6 prill nisi sulmi. Muret Teodosiane nisën të thërrmohen nga goditjet e forta.

Mbrojtësit nuk mund të bënin më shumë se sa të hapnin zjarr me topat e tyre më të vegjël, të mbanin larg sulmuesit, dhe të riparonin natën të çarat në mure. Sulmi vazhdoi për 6 javë rresht, por pavarësisht epersisë së osmanëve, pati një rezistencë efektive nga bizantinët. Më 20 prill, 3 anije nga Gjenova të dërguara nga Papa dhe një anije e ngarkuar me grurë e dërguar nga mbreti Alfons i Aragonës, arritën të çanin bllokadën detare osmane, dhe të hynin në qytet.
I tërbuar nga inati, Mehmeti udhëroi kalimin e 70 anijeve të tij në një rrugë të shtruar me dërrasa dhe të lyer më dhjamë, mbi të cilin rrëshqinin ato. Ai nisi nisi një sulm frontal mëngjesin e 29 majit. Si pasojë e një gabimi, disa banorë kishin lënë të hapur njërën nga portat e vogla të qytetit, dhe kjo u shfrytëzua nga jeniçerët.

Ata u ngjitën në majë të murit dhe ngritën flamurin osman, pastaj hapën portën kryesore, dhe i lejuan bashkëluftëtarët e tyre të futen në qytet. Perandori Kostandin u vra në betejë. Ai mund të kishte ikur nga qyteti ditë më pare, por zgjodhi të qëndronte me popullin e tij.
Ndërkohë filluan përdhunimet, plaçkitjet dhe shkatërrimet. Shumë nga banorët e qytetit kryen vetëvrasje në vend se t’i nënshtroheshin tmerrit të kapjes rob dhe skllavërisë. 4.000 njerëz u vranë, dhe mbi 50.000 të tjerë u shitën si skllevër. Shumë banorë kërkuan strehim në kisha, përfshirë të famshmen Kishën e Shën Sofisë.

Por edhe aty u gjetën. Pasi u grabitën, shumë kisha u shkatërruan. Thesaret të panumërta të artit u humbën, librat u dogjën, dhe gjithçka që kishte një mesazh të krishterë u bë copë e çikë përfshirë afresket dhe mozaikët. Pasditen e asaj dite, Mehmeti hyri vetë në qytet
Ai i dha fund kaosit, dhe urdhëroi që kisha e Shën Sofisë të shndërrohej menjëherë në një xhami.
Më pas mblodhi të mbijetuarit më të rëndësishëm nga fisnikëria e qytetit, dhe i ekzekutoi.
Kostandinopoja u bë kryeqyteti i ri i Perandorisë Osmane. Bashkësia e krishterë u lejua të mbijetojë, e udhëhequr nga peshkopi Genadeios II. Mehmeti II, aso kohe vetëm 21 vjeç, dhe që sot njihet si “Pushtuesi”, mbretëroi edhe për 28 vjet të tjera./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

“Skizofrenia e ngadaltë”, diagnoza që ka shpikur Rusia, për të mbyllur në psikiatri disidentët politikë

Publikuar

-

Nga

Në Rusinë sovjetike, duhet të ishte një i çmendur nëse doje të kundërshtoje komunizmin. Ose edhe nëse nuk ishe, sistemi shtetëror mjkësor sovjetik do të sigurohej që të klasifikoheshe si i tillë. Në vitin 1963, poeti rus Jozef Brodski u arrestua dhe u dërgua në një spital psikiatrik.

Në gjyqin e tij vitin e ardhshëm, autoritetet e akuzuan 24-vjeçarin për “parazitizëm shoqëror” dhe e quajtën atë një “pseudo-poet me pantallona të shkurtra”.
Ai nuk kishte arritur të “përmbushte detyrën e tij kushtetuese, për të punuar me ndershmëri për të mirën e atdheut”. “Kush ju ka njohur si poet? Kush ju ka regjistruar në radhët e poetëve?”- e pyeti gjyqtari. “Askush”- iu përgjigj Brodski. “ Po kush më regjistroi në radhët e racës njerëzore?”- vijoi ai me një kundërpyetje.

Brodski u shtrua në një institucion të shëndetit mendor për ekzaminim, ku ai kaloi 3 javët ardhshme. Punonjësit e spitalit e dendën me qetësues, ndërsa e zgjonin vazhdimisht gjatë natës. Atij iu bënë banja me ujë të ftohtë, teksa i jepnin për t’u mbështjellë një batanije të lagur, e cila i thahej në trup.
Vite më vonë kur Brodski po mendonte të arratisej, zyrtarët ekzaminuan të dhënat e tij të shëndetit mendor. Ata u konsultuan me psikiatrin kryeor sovjetik Andrei Snezhnevski, që pa asnjë lloj ekzaminimi konkret e diagnostikoi Brodskin me “një skizofreni që po përparonte me ngulm”. Sipas tij poeti ishte “një njeri aspak i vlefshëm për shoqërinë, ndaj mund të lihet të largohej nga vendi”.

Në fakt, Snezhnevski e kishte shpikur sëmundjen “skizofreni e ngadaltë”,s i një mjet politik për të shtypur kundërshtarët politikë të regjimit komunist. Sipas tij çdo sjellje antishtetërore – siç është kundërshtimi i eprorëve ose nënvlerësimi i rëndësisë së tyre – mund të ishte tregues i kësaj sëmundje mendore.
Logjika ishte e thjeshtë:Nëse dikush e kundërshtonte shtetin sovjetik, ai ishte një i sëmurë mendor, pasi nuk kishte asnjë arsye logjike të kundërshtoje sistemin më të mirë socio-politik në botë. Në një fjalim të tijin, udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi tha:”Një krim, është një devijim nga standardet e njohura përgjithësisht të sjelljes, të shkaktuara shpesh nga çrregullimi mendor…Për ata që mund të nisin të bëjnë thirrje për kundërshtimin e komunizmit, mund të themi se është e qartë se gjendja mendore e njerëzve të tillë nuk është normale”.

 

Simptomat e ‘skizofrenisë së ngadaltë’, shfaqeshin në formën e “mashtrimit me reformat”, “luftën për të vërtetën”, “një ndjenjë të rritur të vetëvlerësimit” dhe “këmbënguljes”. Njerëzit me ‘skizofreni të ngadaltë’, dukeshin shpesh ‘normalë’ ose kishin përjetuar vetëm neuroza të lehta.
Por Snezhnevski argumentoi se kjo ishte vetë natyra e sëmundjes:simptomat e saj të lehta, përparonin vetëm me kalimin e kohës. Përkufizimi më i gjerë i termit skizofreni, përfshinte të gjitha mënyrat e sjelljes njerëzore tipike, dhe kjo diagnozë do të shërbente për të dekurajuar çdo lloj kundërshtie dhe rezistence.

Sipas Gazetës së Akademisë Amerikane të Psikiatrisë dhe Ligjit, njerëzit që shpërndanin literaturë antisovjetike, që organizonin veprimtari politike ose mbronin të drejtat e personave
me aftësi të kufizuara, ishin objektiva të menjëhershëm të kësaj akuze.
Në fakt, KGB-ja i lidhi psikiatrit me emrat e disidentëve, për të shmangur gjyqin publik, dhe për të shfajësuar kundërshtimin si një sëmundje mendore. Disidentët mbylleshin në institucionet mendore, pa asnjë lloj justifikimi mjekësor.
Sipas ligjit sovjetik, nëse persona të tillë do të ishin të pakontrollueshëm, ata mund të mbylleshin në spitale që kishin siguri maksimale, të quajtura “spitale speciale” ose “burgje të të çmenduve” (në rusisht Psikushka). Aty pacientëve shtroheshin me detyrim, dhe kjo në disa raste nënkuptonte marrjen e dozave të larta të barnave antipsikotike përmes injeksioneve.
Mjekët u jepnin shpesh pacientëve sulfazinë, një ilaç që besohet se përmirëson reagimet e trajtimit ndaj i

laçeve neuroleptike, por që mund të shkaktojnë dhimbje, ethe dhe paralizë. Pacientët e tjerë binin në koma për ditë me radhë, për shkak të injeksioneve me insulinë.
Ata jetonin në hapësira të vogla, vetëm 2 metra katrorë dhe në izolim total. Shumë pacientë, ndanin shtretër të përbashkët ose flinin në dysheme në qelitë e rrënuara të burgjeve të ndërtuara që gjatë kohës së Carëve. Qeveria e quante atë proces një kurim, dhe një mjet për t’iu rikthyer jetës “normale”.
Por një jetë normale në Bashkimin Sovjetik, do të thoshte një shërbim i pakontestuar ndaj regjimit. Departamenti Sovjetik i Shkencës dhe Edukimit, raportoi se numri i njerëzve që kishin nevojë për ndihmë psikiatrike, ishte rritur nga 2 milionë në vitin 1966 në 3.7 milionë në 1971.
Ndërkohë në vitet 1980, Bashkimi Sovjetik diagnostikoi 3 herë më shumë pacientë skizofrenë se SHBA-ja, dhe 2 herë më shumë se Gjermania Perëndimore, Austria dhe Japonia, të marra së bashku. Moska kishte përhapjen më të lartë të skizofrenisë, se sa çdo qytet tjetër në botë.

LEXO EDHE:  Qeveria merr masa ekstreme/ Nuk do të mund të lëvizni as në këmbë

LEXO EDHE:  Pse në dimër, kemi më shumë nevojë për vitaminën D?

Në Rusinë Sovjetike, diagnostikimi me skizofreni, nënkuptonte pasoja të rënda ligjore (përveç burgosjes së mundshme). Pacientëve nuk u lejohej të merrnin patentën e shoferit; ata nuk mund të shërbenin në ushtri, dhe as të mbanin poste drejtuese. Ndërkaq, nuk u lejohej të udhëtonin jashtë vendit.
Bashkimi Sovjetik, e përdori diagnozën e “skizofrenisë së ngadaltë” në fund të viteve 1980, kohë kur Shoqata Botërore e Psikiatrisë nisi të denoncojë abuzimin politik me shërbimin psikiatrik, si një çështje e të drejtave të njeriut. Megjithatë, Snezhnevski vazhdoi të mbronte praktikat e tij derisa vdiq në vitin 1987.
Në një intervistë dhënë po atë vit për gazetën sovjetike “Komsomolskaya Pravda”, psikiatrit Marat Vartanjan dhe Andrei Mukhin, e shpjeguan kështu përkufizimin e sëmundjes mendore: “Kur një person fiksohet me ngulm pas diçkaje. Nëse diskutoni me të një temë tjetër, ai është një person normal, i shëndetshëm, madje mund të jetë sipëror nga ju në inteligjencë, dije dhe elokuencë.
Por, sapo i zini në gojë çështjen e tij të preferuar, fiksimet e tij patologjike shpërthejnë në mënyrën më të egër”-shpjegoi Vartanjan, duke shtuar se qindra njerëz ishin shtruar në spital sipas këtij përkufizimi. Mukhin tha se kjo ndodhi, për shkak se “ata përhapin idetë e tyre patologjike reformiste midis masave”.

Disa muaj më vonë, një studim renditi midis simptomave të sëmundjes psikiatrike “një interes të pazakontë mbi sistemet filozofike, fenë dhe artin”. Deri atëherë, njerëz si Brodski, që më vonë do të fitonte Çmimin Nobel për letërsi, dhe fizikanti bërthamor Andrei Sakharov, që më vonë do të fitonte Çmimin Nobel për Paqe, u mbyllën në spitale psikiatrike për rezistencën e tyre të zëshme ndaj autoritarizmit sovjetik.
Shkrimtari Vladimir Bukovski kaloi 12 vjet në burgje, kampe pune dhe spitale psikiatrike. Disienti tjetër Zhores Medvedev shkroi:”Është koha të jemi të qartë:burgosja e njerëzve të shëndetshëm me mendime të lira në çmendina, është një vrasje shpirtërore e tyre. Dallon në pamje të parë nga dhomat e gazit që përdornin nazistët, por është më mizor, pasi tortura e njerëzve që vriten është më keqdashëse dhe shumë me e gjatë në kohë”.

Diagnostifikimi i sëmundjes mendore, u ngadalësua në vitin 1991 kur Bashkimi Sovjetik u shemb, dhe kur presidenti Mikail Gorbaçov e nxorri Rusinë jashtë sundimit komunist. Por në fillim të viteve 2000, rifilluan sërish këto praktika. “Psikiatria ndëshkuese, e ashtuquajtura ndryshe psikiatria ‘policore’, është shumë e përdorshme sot”- tha në vitin 2007 Juri Savenko, president i Shoqatës së Pavarur Psikiatrike të Rusisë.
Ndëkohë në vitin 2012, në “Manualin kombëtar të psikiatrisë” u shtua edhe një herë “deluzioni i reformizmit” si një simptomë e çrregullimit mendor. Pra është rikthyer shtypja e dissidences, përmes shtrimit në spitalet psikiatrike./Pershtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Plani Marshall/ Si e rimëkëmbi Amerika Evropën, pas Luftës së Dytë Botërore

Publikuar

-

Nga

Presidenti amerikan, Herri Truman, nënshkroi Planin Marshall 72 vjet më parë. Nënshkrimi i tij, shpalosi strategjinë e guximshme të Amerikës për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore, që bazohej në një program të qëndrueshëm investimesh për të rehabilituar 17 vende të rrënuara nga konflikti.

Plani u ideua nga Sekretari amerikan i Shtetit Xhorxh C.Marshall, që gjatë luftës kishte shërbyer si shef i shtabit të ushtrisë amerikane gjatë luftës, ndërsa u njoh zyrtarisht si Akti i Ndihmës së Jashtme të vitit 1948, ose Programi i Rimëkëmbjes Evropiane.

SHBA-ja mori me atë projekt gjigant një rol kryesor në “ripërtëritjen e besimit të popujve evropianë tek e ardhmja ekonomike e vendeve të tyre, dhe tek Evropa në tërësi”. Përmes këtij plani, Shtetet e Bashkuara dërguar në kontinentin e vjetër sasi të mëdha ndihmash.

Konkretisht, ata dërguan 16.5 milionë ton ushqime, kryesisht grurë, në Evropë dhe Japoni midis korrikut 1945 dhe qershorit 1946, për të ushqyer mbi 300 milionë njerëz. Duke parë nevojën për një qasje më sistematike në ndihmën ndaj Evropës, për ta rimëkëmbur, dhe rindërtuar qytetet dhe infrastrukturën e saj, Marshall e shpalli vizionin e tij në një fjalim para studentëve që po diplomoheshin në Universitetin e Harvardit më 5 qershor 1947.

“Është logjike që Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë gjithçka që munden, për të ndihmuar në rikthimin e ecurisë ekonomike në botë, pa të cilin nuk mund të ketë stabilitet politik dhe as paqe të sigurtë”- tha ai.

Marshall ishte i prirur të mësonte nga leksionet e Luftës së Parë Botërore, pas së cilës Gjermania e Vajmarit u la në mëshirë të fatit, duke vuajtur hiperinflacionin dhe papunësinë e madhe, dhe duke shkaktuar një zemërim të madh tek gjermanët. Dhe kjo i hapi rrugë ngjitjes në pushtet të nazistëve të Adolf Hitlerit, me premtimin e rikthimit të madhështisë së dikurshme të Gjermanisë.

Si një investim mbi sigurinë ndërkombëtare, Marshall propozoi dhënien e 13 miliardë dollarëve në ndihma, ushqime, karburant dhe makineri Austrisë, Belgjikës, Danimarkës, Francës, Greqisë, Islandës, Irlandës, Italisë, Luksemburgut, Hollandës, Norvegjisë, Portugalisë, Suedisë, Zvicrës, Turqisë, Britanisë dhe Gjermanisë Perëndimore.

Ndihma që do të shpërndahej nga Komiteti i sapoformuar i Bashkëpunimit Ekonomik Evropian midis viteve 1948-1951, shpresohej se do t’i nxirrte këto vende nga varfëria. Dhe Plani Marshall funksionoi. Gjatë kohëzgjatjes së tij, të gjitha vendet pjesëmarrëse, përjetuan një rritje të ndjeshme të PBB-së, midis 15- 25 përqind.

Britania mori 2.7 miliardë dollarë ndihma, ndërsa Gjermania Perëndimore 1.7 miliardë dollarë. Më vonë u argumentua se qeveria laburite e kryeministrit Klement Etli, gaboi me moskanalizimin e fondeve në modernizimin e industrisë britanike, duke bërë që ajo të mbetej prapa rivalve të saj në bumin e prodhimit të viteve 1950.

Disa analistë cinikë, kanë pretenduar se Plani Marshall krijoi tregje të reja eksporti për prodhimet amerikane, të cilat e shpëtuan ekonominë e SHBA-së nga rënia sërish në depresion pas dekadës së makthit të viteve 1930. Por fakt është që ndikimi pozitiv i këtij plani u ndje nga të gjithë.

LEXO EDHE:  Librat dixhitalë apo ata klasikë/ Cilat janë më të mirë për trurin tonë?

LEXO EDHE:  Nga gjumi tek goditjet në zemër dhe tru/ Si ndikon tek njerëzit ndryshimi i orës

Një tjetër kritikë që i bëhet këtij plani, është se ai çoi në mënyrë të pashmangshme drejt Luftës së Ftohtë, pasi armiqësoi Bashkimin Sovjetik. Dhe në fakt, SHBA-ja ishte sigurisht e shqetësuar për përhapjen e komunizmit sovjetik në atë kohë.

Diplomatët amerikanë u takuan në atë kohë me Ministrin e Jashtëm rus Vjaçesllav Molotov, në një përpjekje për të siguruar përfshirjen e BRSS në Planin Marshall. Por Kremlini kishte dyshime, mbi atë atë që e konsideronte si një projekt amerikan, për të vënë nën kontroll Evropën.

Për këtë arye, Moska i pengoi shtetet e saj satelite si Gjermania Lindore, Çekosllovakia, Hungaria dhe Polonia (por edhe Shqipëria) që të merrnin pjesë në të.

Pas atij momenti, të dyja palët u angazhuan në mënyrë të pakthyeshme në një betejë për të siguruar sferat e tyre përkatëse të ndikimit, shkruan historiani Ben Steil në librin e tij të ri mbi Planin Marshall. Refuzimi i BRSS ndaj Planit Marshall, e ndau Evropën në mes, midis kapitalizmit dhe komunizmit.

Stalini forcoi kontrollin e tij mbi bllokun lindor, dhe denoncoi politikën ndërhyrëse të SHBA-së “Do të kalonin shumë vite, para se të dyja superfuqitë të uleshin dhe negocionin sërish seriozisht”- shkruan historiani Hjuxh Brogan. Ben Steil, thekson se plani dështoi në një nga qëllimet e tij parësore:tëheqjen ushtarake amerikane nga Evropa.

Madje ai e shtoi atë përmes NATO-s së themeluar në vitin 1949. Gjithsesi në tërësi, Plani Marshall ishte në thelb një sukses, që i garantoi Evropës perëndimore mjetet për rindërtimin dhe garantimin e stabilitetit që aq shumë i duhej në atë kohë.

Xhorxh C.Marshall fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1953. Plani Marshall ishte një produkt i të njëjtit idealizëm utopik “Fryma e 1945-ës”, që çoi në themelimin e themelimin e  NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Organizatës Botërore të Tregtisë./ The independent-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE