LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e Zhejit/ "Rama dhe ministrat e kanë bërë testin e koronavirusit në një spital privat"

6 Prill 2020, 21:43, Politikë CNA
Deklarata e Zhejit/ "Rama dhe ministrat e kanë bërë testin e

Gazetari Artur Zheji ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij.

Duke iu referuar mesazhit të një personi, emrin e të cilit nuk e bëri publik, Zheji tha se Rama dhe ministrat e kanë bërë testin individual për koronavirusin në një spital privat.

Sipas tij, këtë spital privat nuk e lejojnë të bëjë testime për të mos u mësuar numri real i të infektuarve.

“Kam një informacion. Më thotë një zotëri që te një spital privat, gjenden rreth 40 mijë tamponë. Të gjithë ministrat, përfshirë edhe Ramën e kanë bërë testin individualisht, por nuk e lejojnë këtë spital që të bëjë testet, sepse mësohet numri real i personave që janë të infektuar. Madje, tenderi i tamponave, qeveria i ka shpallur sekret shtetëror”, nënvizoi gazetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga