LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha bisedë me ambasadoren e SHBA/ Tregon çfarë i tha për testimet në Shqipëri

6 Prill 2020, 21:10, Politikë CNA
Basha bisedë me ambasadoren e SHBA/ Tregon çfarë i tha për

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka treguar se gjatë ditës së sotme ka pasur një bisedë me ambasadoren e SHBA Yuri Kim.

Basha tregoi në emisionin “Opinion” se gjatë bisedës kanë diskutuar për mungesën e testimeve në vendin tonë dhe angazhimin e SHBA për këtë çështje.

“Dua të falenderoj ambasadoren amerikane Yuri Kim me të cilën bisedova sot, e cila mesa duket vendi i saj dhe ambasada këtu kanë vënë një sasi fondesh këtu në dispozicion të blerjes së testimeve. Duke parë që ky është një problem mjaft i mprehtë natyrisht e falenderova dhe ky problem duhet të zgjidhet sa më shpejt”, deklaroi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga