LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anulimi i tenderit/ Pandeli Majko ka një përgjigje për “qeleshe protestuesit”

6 Prill 2020, 20:32, Politikë CNA
Anulimi i tenderit/ Pandeli Majko ka një përgjigje për

Skandali me tenderin me vlerë 206.666 lekë për blerje materialesh me përmbajtje patriotike, (qeleshe), bëri jo pak bujë në media, ndërsa u konsideruar si shpërdorim parash në këtë kohë krize.

Tenderi u shpall më datën 30 mars dhe bëhej fjalë për blerjen e 100 qeleshe nga krahina e veriut, 200 nga Shqipëria e Mesme dhe 100 të tjera nga zonat e jugut, ndërsa mbante firmën e ministrit për Diasporën Pandeli Majko.

Lidhur me këtë cështje, Majko u pyet dhe sonte në emisnionin ?Open?. Ndërsa e konsideroi si një lapsus, Majko u përgjigj shkurt dhe me ironi për ?qeleshe protestuesit? sic i quajti ai se tenderi tashmë është anulluar, dhe kush ka qejfë nga viti tjetër do ia dhurojë me kënaqësi.

?Ishte një program i mbetur në sistemin e prokurorimeve dhe ishte bërë një lapsus nga Agjencia Kombëtare e Diasporës. Sigurisht u anulluar dhe më vjen keq, që një nga drejtueset që unë kam në strukturat e Diasporës dhe dorëheqjen për këtë cështje. Ishte një lapsus dhe gjithë qëleshe protestuesve iu them që nuk është blerë ndonjë qeleshe. Por kush ka qejfë nga viti tjetër do ia dhuroj me kënaqësi”, tha Majko./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga