Connect with Us

Akuzat e rënda/ Gjykata e Apelit jep vendimin për Henri Çilin

Kronika

Akuzat e rënda/ Gjykata e Apelit jep vendimin për Henri Çilin

Publikuar

-

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka lënë në fuqi vendimin “detyrim paraqitje” për pronarin e  UET, Henri Çili.
Ky vendim vjen pasi Prokuroria e Përmetit apeloi vendimin e Gjykatës së Përmetit për të lënë të lirë botuesin.

Pasi liroi Henri Çilin, gjykata shpalli moskopetencën e saj për këtë çështje, duke ia kaluar dosjen GJKKO.

Henri Çili u la i lirë me masën ‘Detyrim paraqitje’, pasi u akuzua se do të ndikonte në lirimin e vëllezërve Aliko, që kishin vrarë një efektiv të RENEA-s në Lazarat.
Çili sëbashku me 37 persona të tjerë, përfshi kunatin e tij Gazmir Ajdini dhe biznesmenin Sait Fishta, u arrestuan në operacionin ‘Mezhgorani’, pas përgjimeve të policisë.

Çili u arrestua pak kohë më parë i akuzuar për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasin e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Humbën në malin Moravë/ Gjenden babë e bijë, transportohen në Spitalin e Korçës

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX-it, Komisariatet e Policisë Devoll dhe Korçë, ju vijnë në ndihmë dy shtetasve të huaj të cilët kishin humbur rrugën në terren të vështirë.

Uniformat blu bëjnë të ditur ditur se pas marrjes së njoftimit se në një terren malor në malin Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, një vajzë e mitur siriane kishte humbur rrugën së bashku me babain e saj, forcat e policisë në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX-it, menjëherë janë nisur drejt zonës së raportuar për të verifikuar rastin.

Pas disa orë kërkimesh, forcat e policisë nga informacionet e grumbulluara, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, bënë të mundur gjetjen e dy shtetasve, vajzës së mitur 11 vjeçare dhe shtetasit M. A., 28 vjeç, banues në Siri, emigrantë të paligjshëm.

LEXO EDHE:  Akuzat e forta të Tabakut/ Në 4 vitet e fundit, 7 ligje kanë emra biznesesh

LEXO EDHE:  Akuzat e forta të Tabakut/ Në 4 vitet e fundit, 7 ligje kanë emra biznesesh

Dy shtetasit e huaj janë transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë falenderuar shërbimet e policisë, FRONTEX-it dhe banorët për ndihmën e ofruar ndaj tyre.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk ndalet kultivimi i drogës/ Evidentohet një tjetër rast nga policia e Tiranës, në pranga 20-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Kërcet arma në Durrës/ Plagoset me armë zjarri një person

Një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit, është goditur nga policia e Tiranës, duke bërë të mundur edhe prangosjen e një personi.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi shtetasit I. A., 20 vjeç, banues në fshatin Shpataj, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar kanabis sativa.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë babi i tij, shtetasi H. A., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në zbatim të planit të masave “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike’’, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të territorit, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Shpataj, Njësia administrative Baldushk.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. A., 20 vjeç, banues në fshatin Shpataj, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë babi i tij, shtetasi H. A., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ardi Veliu inspekton shërbimet e Policisë në Vlorë/ Zbulohen porositë për efektivët

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga Drejtori Vendor i Policisë Vlorë Bledar Çeliku, mbrëmjen e djeshme ka inspektuar në terren zbatimin e masave anticovid dhe të masave shtesë të marra për të garantuar rendin dhe sigurinë përgjatë sezonit turistik.

Mësohet se Veliu iu ka kërkuar drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, rritjen e efikasitetit të shërbimeve në terren, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, konflikteve, zhurmave e prishjes së qetësisë publike.

Veliu ka kontaktuar dhe ka biseduar me shërbimet në terren. Gjatë bisedës me ta, ka inkurajuar shërbimet policore të veprojnë në terren me zero tolerancë, jo vetëm për zhurmat, muzikën dhe respektimin e orarit të muzikës, orës policore dhe mbylljes së lokaleve, por ndaj çdo paligjshmërie e çfarëdolloj përmase qoftë ajo.

“Nuk është e vështirë as mbyllja e muzikës dhe as e lokaleve, në rast se ju veproni me zero tolerancë. Mos u stepni nga asnjë telefonatë, zbatoni ligjin me një standard, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pronarët e lokaleve. Kontrolloni në mënyrë permanente territorin dhe shërbejuni me përkushtim dhe etikë qytetarëve. Ndihmoni pushuesit sa herë që kanë nevojë për ndihmën policore duke reaguar në kohë dhe do të keni gjithë mbështetjen e drejtuesve tuaj, por edhe timen”, – theksoi ai.

LEXO EDHE:  Akuzohet se mori makinë pa doganë në 2016/ Ja si përgjigjet deputeti i PD

LEXO EDHE:  Hapja e shkollave/ Balla: Opozita “rrugore” që shfrytëzon situatën për të bërë politikë

Më pas, Veliu ka inspektuar lokalet përgjatë Lungomares dhe gjithë vijës bregdetare, ku është konstatuar respektim i orarit të ndalimit të muzikës në orën 23:00 dhe i mbylljes së lokaleve në 24:00.

LEXO TE PLOTE