LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

AKU kontrolle në të gjithë vendin/ Gjobitet furra e bukës në Tiranë, bllokohen ushqime në supermarkete

6 Prill 2020, 17:02, Kronika CNA
AKU kontrolle në të gjithë vendin/ Gjobitet furra e bukës

Autoriteteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 105 monitorime dhe kontrolle zyrtare gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin.

AKU bën me dije se i është vënë gjobë një furre buke në Tiranë për mosrespektim të aktit normativ, për ndalimin e tregtimit të bukës së prerë në vlerën e 50 mijë lekëve si dhe janë dhënë 5 masa administrative “paralajmërim” në Shkodër për prani të mjeteve prerëse të bukës në ambientet e tregtimit deri në largimin e tyre brenda 24 orëve.

Në qarkun e Vlorës dhe të Beratit në bashkëpunim institucional me organet kompetente të Policisë së Shtetit, janë bllokuar produkte ushqimore me etiketë të falsifikuar.

Përkatësisht në 4 markete të qytetit të Vlorës janë bllokuar produkte ushqimore me etiketë të falsifikuar si dhe është bërë bllokimi i tyre në subjekte si provë për organet hetimore dhe tërheqjen e tyre nga tregu.

Ndërsa në qarkun e Beratit janë kryer inspektime në 9 subjekte ushqimore ku në 5 prej tyre janë bllokuar një sasi produktesh ushqimore me etiketë të falsifikuar.

Gjithashtu është kryer bllokimi i këtyre produkteve në subjekte, deri në tërheqjen e tyre nga tregu.

AKU paralajmëron se do të vijojë kontrollet dhe nuk do të tolerojë asnjë tentativë abuzimi si dhe do të bashkëpunojë me këdo që zbaton ligjin dhe masat e marra në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga