LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Skizofrenia e ngadaltë”, diagnoza që ka shpikur Rusia, për të mbyllur në psikiatri disidentët politikë

5 Prill 2020, 08:19, Blog CNA
"Skizofrenia e ngadaltë”, diagnoza që ka shpikur Rusia,

Në Rusinë sovjetike, duhet të ishte një i çmendur nëse doje të kundërshtoje komunizmin. Ose edhe nëse nuk ishe, sistemi shtetëror mjkësor sovjetik do të sigurohej që të klasifikoheshe si i tillë. Në vitin 1963, poeti rus Jozef Brodski u arrestua dhe u dërgua në një spital psikiatrik.

Në gjyqin e tij vitin e ardhshëm, autoritetet e akuzuan 24-vjeçarin për ?parazitizëm shoqëror? dhe e quajtën atë një ?pseudo-poet me pantallona të shkurtra?.
Ai nuk kishte arritur të ?përmbushte detyrën e tij kushtetuese, për të punuar me ndershmëri për të mirën e atdheut?. ?Kush ju ka njohur si poet? Kush ju ka regjistruar në radhët e poetëve??- e pyeti gjyqtari. ?Askush?- iu përgjigj Brodski. ? Po kush më regjistroi në radhët e racës njerëzore??- vijoi ai me një kundërpyetje.

Brodski u shtrua në një institucion të shëndetit mendor për ekzaminim, ku ai kaloi 3 javët ardhshme. Punonjësit e spitalit e dendën me qetësues, ndërsa e zgjonin vazhdimisht gjatë natës. Atij iu bënë banja me ujë të ftohtë, teksa i jepnin për t?u mbështjellë një batanije të lagur, e cila i thahej në trup.
Vite më vonë kur Brodski po mendonte të arratisej, zyrtarët ekzaminuan të dhënat e tij të shëndetit mendor. Ata u konsultuan me psikiatrin kryeor sovjetik Andrei Snezhnevski, që pa asnjë lloj ekzaminimi konkret e diagnostikoi Brodskin me ?një skizofreni që po përparonte me ngulm?. Sipas tij poeti ishte ?një njeri aspak i vlefshëm për shoqërinë, ndaj mund të lihet të largohej nga vendi?.

Në fakt, Snezhnevski e kishte shpikur sëmundjen ?skizofreni e ngadaltë?,s i një mjet politik për të shtypur kundërshtarët politikë të regjimit komunist. Sipas tij çdo sjellje antishtetërore – siç është kundërshtimi i eprorëve ose nënvlerësimi i rëndësisë së tyre – mund të ishte tregues i kësaj sëmundje mendore.
Logjika ishte e thjeshtë:Nëse dikush e kundërshtonte shtetin sovjetik, ai ishte një i sëmurë mendor, pasi nuk kishte asnjë arsye logjike të kundërshtoje sistemin më të mirë socio-politik në botë. Në një fjalim të tijin, udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi tha:?Një krim, është një devijim nga standardet e njohura përgjithësisht të sjelljes, të shkaktuara shpesh nga çrregullimi mendor…Për ata që mund të nisin të bëjnë thirrje për kundërshtimin e komunizmit, mund të themi se është e qartë se gjendja mendore e njerëzve të tillë nuk është normale?.

 

Simptomat e ?skizofrenisë së ngadaltë?, shfaqeshin në formën e ?mashtrimit me reformat?, ?luftën për të vërtetën?, ?një ndjenjë të rritur të vetëvlerësimit? dhe ?këmbënguljes?. Njerëzit me ?skizofreni të ngadaltë?, dukeshin shpesh ?normalë? ose kishin përjetuar vetëm neuroza të lehta.
Por Snezhnevski argumentoi se kjo ishte vetë natyra e sëmundjes:simptomat e saj të lehta, përparonin vetëm me kalimin e kohës. Përkufizimi më i gjerë i termit skizofreni, përfshinte të gjitha mënyrat e sjelljes njerëzore tipike, dhe kjo diagnozë do të shërbente për të dekurajuar çdo lloj kundërshtie dhe rezistence.

Sipas Gazetës së Akademisë Amerikane të Psikiatrisë dhe Ligjit, njerëzit që shpërndanin literaturë antisovjetike, që organizonin veprimtari politike ose mbronin të drejtat e personave
me aftësi të kufizuara, ishin objektiva të menjëhershëm të kësaj akuze.
Në fakt, KGB-ja i lidhi psikiatrit me emrat e disidentëve, për të shmangur gjyqin publik, dhe për të shfajësuar kundërshtimin si një sëmundje mendore. Disidentët mbylleshin në institucionet mendore, pa asnjë lloj justifikimi mjekësor.
Sipas ligjit sovjetik, nëse persona të tillë do të ishin të pakontrollueshëm, ata mund të mbylleshin në spitale që kishin siguri maksimale, të quajtura ?spitale speciale? ose ?burgje të të çmenduve? (në rusisht Psikushka). Aty pacientëve shtroheshin me detyrim, dhe kjo në disa raste nënkuptonte marrjen e dozave të larta të barnave antipsikotike përmes injeksioneve.
Mjekët u jepnin shpesh pacientëve sulfazinë, një ilaç që besohet se përmirëson reagimet e trajtimit ndaj i

laçeve neuroleptike, por që mund të shkaktojnë dhimbje, ethe dhe paralizë. Pacientët e tjerë binin në koma për ditë me radhë, për shkak të injeksioneve me insulinë.
Ata jetonin në hapësira të vogla, vetëm 2 metra katrorë dhe në izolim total. Shumë pacientë, ndanin shtretër të përbashkët ose flinin në dysheme në qelitë e rrënuara të burgjeve të ndërtuara që gjatë kohës së Carëve. Qeveria e quante atë proces një kurim, dhe një mjet për t?iu rikthyer jetës ?normale?.
Por një jetë normale në Bashkimin Sovjetik, do të thoshte një shërbim i pakontestuar ndaj regjimit. Departamenti Sovjetik i Shkencës dhe Edukimit, raportoi se numri i njerëzve që kishin nevojë për ndihmë psikiatrike, ishte rritur nga 2 milionë në vitin 1966 në 3.7 milionë në 1971.
Ndërkohë në vitet 1980, Bashkimi Sovjetik diagnostikoi 3 herë më shumë pacientë skizofrenë se SHBA-ja, dhe 2 herë më shumë se Gjermania Perëndimore, Austria dhe Japonia, të marra së bashku. Moska kishte përhapjen më të lartë të skizofrenisë, se sa çdo qytet tjetër në botë.

Në Rusinë Sovjetike, diagnostikimi me skizofreni, nënkuptonte pasoja të rënda ligjore (përveç burgosjes së mundshme). Pacientëve nuk u lejohej të merrnin patentën e shoferit; ata nuk mund të shërbenin në ushtri, dhe as të mbanin poste drejtuese. Ndërkaq, nuk u lejohej të udhëtonin jashtë vendit.
Bashkimi Sovjetik, e përdori diagnozën e ?skizofrenisë së ngadaltë? në fund të viteve 1980, kohë kur Shoqata Botërore e Psikiatrisë nisi të denoncojë abuzimin politik me shërbimin psikiatrik, si një çështje e të drejtave të njeriut. Megjithatë, Snezhnevski vazhdoi të mbronte praktikat e tij derisa vdiq në vitin 1987.
Në një intervistë dhënë po atë vit për gazetën sovjetike ?Komsomolskaya Pravda?, psikiatrit Marat Vartanjan dhe Andrei Mukhin, e shpjeguan kështu përkufizimin e sëmundjes mendore: ?Kur një person fiksohet me ngulm pas diçkaje. Nëse diskutoni me të një temë tjetër, ai është një person normal, i shëndetshëm, madje mund të jetë sipëror nga ju në inteligjencë, dije dhe elokuencë.
Por, sapo i zini në gojë çështjen e tij të preferuar, fiksimet e tij patologjike shpërthejnë në mënyrën më të egër?-shpjegoi Vartanjan, duke shtuar se qindra njerëz ishin shtruar në spital sipas këtij përkufizimi. Mukhin tha se kjo ndodhi, për shkak se ?ata përhapin idetë e tyre patologjike reformiste midis masave?.

Disa muaj më vonë, një studim renditi midis simptomave të sëmundjes psikiatrike ?një interes të pazakontë mbi sistemet filozofike, fenë dhe artin?. Deri atëherë, njerëz si Brodski, që më vonë do të fitonte Çmimin Nobel për letërsi, dhe fizikanti bërthamor Andrei Sakharov, që më vonë do të fitonte Çmimin Nobel për Paqe, u mbyllën në spitale psikiatrike për rezistencën e tyre të zëshme ndaj autoritarizmit sovjetik.
Shkrimtari Vladimir Bukovski kaloi 12 vjet në burgje, kampe pune dhe spitale psikiatrike. Disienti tjetër Zhores Medvedev shkroi:?Është koha të jemi të qartë:burgosja e njerëzve të shëndetshëm me mendime të lira në çmendina, është një vrasje shpirtërore e tyre. Dallon në pamje të parë nga dhomat e gazit që përdornin nazistët, por është më mizor, pasi tortura e njerëzve që vriten është më keqdashëse dhe shumë me e gjatë në kohë?.

Diagnostifikimi i sëmundjes mendore, u ngadalësua në vitin 1991 kur Bashkimi Sovjetik u shemb, dhe kur presidenti Mikail Gorbaçov e nxorri Rusinë jashtë sundimit komunist. Por në fillim të viteve 2000, rifilluan sërish këto praktika. ?Psikiatria ndëshkuese, e ashtuquajtura ndryshe psikiatria ?policore?, është shumë e përdorshme sot?- tha në vitin 2007 Juri Savenko, president i Shoqatës së Pavarur Psikiatrike të Rusisë.
Ndëkohë në vitin 2012, në ?Manualin kombëtar të psikiatrisë? u shtua edhe një herë ?deluzioni i reformizmit? si një simptomë e çrregullimit mendor. Pra është rikthyer shtypja e dissidences, përmes shtrimit në spitalet psikiatrike./Pershtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga