LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pësoi vdekje klinike disa ditë më parë/ Humb betejën me koronavirusin ish-boksieri Kurti

5 Prill 2020, 17:05, Kronika CNA
Pësoi vdekje klinike disa ditë më parë/ Humb betejën me

Ish-boksieri Skënder Kurti nuk ka humbur betejën me koronavirusin gjatë ditës së sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se disa ditë më parë ish-boksieri pësoi vdekje klinike, por falë përpjekjeve të mjekëve u rikthye sërish në jetë. Fatkeqësisht Kurti ka pësuar komplikacione dhe ka humbur jetën sot, duke e dëreguar numrine viktimave nga COVID-19 në Shqipëri në 21.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë, e cila deklaron se 61-vjeçari ndodhej i shtruar prej 20 ditësh në Spitalin Infektiv. Ai vuante gjithashtu edhe nga hipertensioni, gjë që ia ka bërë më të vështirë luftën me virusin.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga