Connect with Us

Paralajmërimi i zyrtarëve amerikanë/ Mund të ketë rritje tronditëse të numrit të viktimave në SHBA

Bota

Paralajmërimi i zyrtarëve amerikanë/ Mund të ketë rritje tronditëse të numrit të viktimave në SHBA

Publikuar

-

Zyrtarë të lartë të shëndetësisë paralajmëruan amerikanët të dielën se do të përballen me një numër tronditës vdekjesh javën e ardhshme, ndërsa pandemia vazhdon të godasë rëndë vendin.

“Kjo do të jetë java më e vështirë dhe më e trishtuar e jetës për shumë amerikanë. Do të jetë Pearl Harbour, 11 shtatori i kohës sonë, veçse nuk do të jetë i lokalizuar në një vend. Do të ndodhë në gjithë vendin”, tha zyrtari më i lartë i shëndetësisë i vendit, Jerome Adams, në një intervistë me televizionin “Fox News”.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, foli pa doreza në emisionin “ “Face the Nation” të televizionit CBS:

“Kjo do të jetë një javë e keqe. Do të jetë shokuese për disa”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 9,100 vdekje dhe mbi 324 mijë raste të konfirmuara me koronavirus, dhe zyrtarët kanë parashikuar se numri total i të vdekurve mund të jetë nga 100 mijë deri në 240 mijë.

Modelet e ecurisë së virusit tregojnë se numri i të vdekurve mund të rritet në masë të konsiderueshme gjatë 7-9 ditëve të ardhshme, pasi ritmi i vdekjeve e ndjek atë të rasteve të konfirmuara me një ose dy javë distancë.

“Nuk mund të them që e kemi situatën nën kontroll. Kemi vështirësi ta vëmë nën kontroll”, tha zoti Fauci, megjithë urdhrat në 41 shtete, që përbëjnë 90% të vendit dhe popullatë prej 327 milionë vetësh, për të ndenjur në shtëpi, përveçse për nevoja të domosdoshme.

LEXO EDHE:  Maturantët nuk ndalen/ Paralajmërojnë tjetër protestë, ftojnë edhe qytetarët

Megjithë rritjen e pritshme të numrit të viktimave në ditët në vazhdim, dr. Fauci tha se shpreson që pas 8-9 ditësh të shihet një ndalje dhe më pas rënie e rasteve.

“Po përpiqemi ta vëmë situatën shumë më tepër nën kontroll. Është e qartë se jemi më mirë nga sa ishim”, tha ai, duke shtuar se ka po bëhen më shumë testime, janë dhënë më shumë urdhra për të ndenjur në shtëpi, dhe po ndiqen më mirë kontaktet e atyre që kanë rezultuar pozitivë.

Megjithatë Presidenti Donald Trump, nuk ka pranuar të lëshojë një urdhër kombëtar për të qëndruar në shtëpi, duke thënë se do ta lërë në dorën e guvernatorëve të nëntë shteteve që nuk kanë lëshuar një urdhër të tillë, të vendosin nëse do ta bëjnë një gjë të tillë ose jo.

De. Fauci tha se banorët e atyre shteteve po “vendosin veten në rrezik”, duke mos u vetëizoluar, megjithëse guvernatorët e tyre nuk i kanë nxjerrë ato urdhra.

“Ky virus nuk diskriminon në bazë të vendbanimit në një komunite të vogël ose qytet të madh”, tha Dr. Fauci./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Sondazhet nxjerrin fitues Joe Biden përballë Trumpit

Publikuar

-

Nga

Kandidati demokrat Joe Biden është në avantazh me 4 pikë përqindje përballë, Presidentin Trump, sipas një sondazhi të realizuar nga Hill-HarrisX.

Sipas shifrave të dala nga ky sondazh, 43 për qind e votuesve të regjistruar, thanë se do të mbështesin Biden për president nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ndërsa 39 për qind e votuesve në sondazhin 3-4 korrik thanë se do të votojnë për Trump.

LEXO EDHE:  Rëndohet situata në Shkodër/ Konfirmohen edhe gjashtë raste të reja me Covid-19

LEXO EDHE:  "Zemërimi i zotit po na fshikullon"/ Dom Gjergj Meta mesazh besimtarëve

Pesë përqind e votuesve thanë se preferojnë dikë tjetër, ndërsa një përqindje shtesë prej afro 5 për qind e votuesve thanë që nuk planifikojnë të votojnë në zgjedhje.

Anketa  zbulon se epërsia e Biden është ngushtuar me 10 pikë nga përplasja e muajit të kaluar, ku Trump po sumonte ish-Zëvendës Presidentin demokrat. /CNA.al

Sondazhet e ditëve të para të korrikut

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Njeriu i Merkel/ Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim

Publikuar

-

Nga

Njeriu i Merkel/ Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit pa asnjë ndryshim

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Budestagun gjerman, Johann Wadephul ka shprehur keqardhjen se marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar ende.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Wadephul shton se aprovimi i reformës zgjedhore dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjykata e Lartë në SHBA vendos për taksat e presidentit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Lartë në SHBA vendos për taksat e presidentit

Gjykata e Lartë amerikane do të bëjë të njohura sot opinionet përfundimtare të mandatit të saj të tanishëm.

Vëmendja është përqendruar në tre çështje të cilat lidhen me kërkesat e disa komisioneve të Kongresit dhe të një prokurori të Nju Jorkut që presidenti Donald Trump të publikojë taksat dhe dokumente të tjera financiare.

Presidenti Trump, i cili nuk ka ndjekur praktikën e kandidatëve të tjerë presidencialë, duke refuzuar të bëjë publike dokumentet tatimore gjatë fushatës së vitit 2016, është përpjekur të bllokojë publikimin e dokumenteve të tij financiare.

Disa komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar të dhëna për këto dokumente nga dy banka, Capital One dhe Deutsche Bank, si dhe nga firma e kontabilitetit Mazars USA.

Çështja kryesore që po shqyrtojnë gjyqtarët ka të bëjë me ndarjen e pushteteve midis degëve të qeverisë federale dhe kompetencave të kongresit për të hetuar një president.

Avokati i zotit Trump, Patrick Strawbrige, tha gjatë argumentimit të çështjes në muajin maj se kërkesat për dokumentet financiare nuk i shërbenin ndonjë qëllimi me rëndësi dhe se ligjvënësit nuk duhet të kenë autoritet të pakufizuar për të hetuar një president.

Ndërkaq, disa gjykata të nivelit më të ulët Nju Jork dhe Uashington dhanë vendime kundër Presidentit Trump në çështjen e kërkesës për dokumentet financiare.

Gjyqtari Jon O. Newman i Gjykatës së Apelit për Qarkun e Dytë të Nju Jorkut shkruante:

“Interesat e komisionevetë Kongresit për të ushtruar funksionet e tyre kushtetuese dhe legjislative janë një interes publik shumë më i rëndësishëm se çfarëdo interesi tjetër …”.

Jay Sekulow, një tjetër avokat i zotit Trump, argumentoi para Gjykatës së Lartë në muajin maj se presidenti gëzon “imunitet të përkohshëm kushtetues” nga ndjekja penale gjatë kohës që shërben në detyrë dhe se prokurori i qarkut të Nju Jorkut nuk ka asnjë autoritet për të hetuar zotin Trump.

LEXO EDHE:  Amerika dhe çertifikata e saj e lindjes

LEXO EDHE:  SHBA kundër Metës/ “Zgjedhjet me 30 Qershor”

Carey Dunne, këshilltar i përgjithshëm për prokurorin e qarkut të Manhatanit, tha se presidentët, ndërsa gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, ata nuk përjashtohen nga kërkesat që të dorëzojnë dokumente. Për më tepër tha zoti Dunne, të dhënat që kërkon zyra e tij i takojnë periudhës përpara mandatit të Presidentit Trump dhe nuk mbrohen nga privilegji ekzekutiv.

“Ekziston një rrezik që presidentët amerikanë dhe palë të treta pa dashje të dalin mbi ligjin”, tha ai.

Gjykata e Larta e ka trajtuar edhe në të kaluarën çështjen nëse një president në detyrë duhet të përmbushë një kërkesë ligjore për dokumente.

Në vitin 1973, gjykata vëndosi njëzëri kundër Presidentit Richard Nixon në çështjen që lidhej me dorëzimin e regjistrimeve audio të Shtëpisë së Badhë tek një prokuror special. Gjykatësit po ashtu morën një vendim të njëzëshëm kundër Presidentit Bill Clinton në vitin 1997, duke lejuar një proces gjyqësor në ngarkim të presidentit për ngacmim seksual.

Gjatë argumenteve me gojë në muajin maj, të nëntë gjyqtarët lanë shumë pak të kuptohet se çfarë ane do të mbajnë për çështjet e ngritura para tyre.

Përveç vendimit në favor të njërës ose tjetrës palë, gjyqtarët mund të vëndosin dërgimin mbrapsht të çështjeve për rishqyrtim nga një gjykatë më e ulët.

Ndërsa vendimet e gjykatës së ulët kundër zotit Trump erdhën mes procesit për shkarkimin e tij nga Dhoma e Përfaqësuesve nën akuzat për pengim të drejtësisë dhe abuzim pushteti, akuza për të cilat Senati e nxori të pafajshëm, vendimi i Gjykatës së Lartë vjen ndërsa vendi është vetëm pak muaj para se të vendosë nëse do të rizgjedhë zotin Trump për një mandat të dytë presidencial, apo rivalin e tij, ish Zëvendës Presidentin Joe Biden./VOA

LEXO TE PLOTE