LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Një krahasim që flet vet”/ Berisha: Vdekshmëria në Shqipëri, pothuajse dyfish i rajonit

5 Prill 2020, 09:20, Sociale CNA
“Një krahasim që flet vet”/ Berisha: Vdekshmëria

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një krahasim të situatës së krijuar nga koronavirusi në Kosovë dhe në Shqipëri.

Berisha thotë se Kosova shënon 140 raste me koronavirus dhe vetëm një vdekje, ndërsa Shqipëria 333 raste me 20 vdekje.

Sipas Berishës, ?Shqipëria kundër covid19 zbaton doktrinën e epidemiologjise politike të kreyepidemiologut të Surrelit ndërsa Kosova zbaton doktrinën e epidemiologjisë shkencore të OBSH?.
Berisha thekson se Shqipëria ka vdekshmërinë pothuaj dyfishin e rajonit dhe në 200 vende të botes kemi vdekshmeri më te lartë se sa 184 prej tyre.

?Një krahasim që flet vet!
Kosova: 140 raste me coronavirus me vetëm 1 vdekje!
Shqipëria: 333 raste me coronavirus me 20 vdekje!
Shqipëria kundër covid19 zbaton doktrinën e epidemiologjisë politike të kreyepidemiologut të Surrelit.
Kosova zbaton doktrinën e epidemiologjisë shkencore të OBSH!
ps: Shqipëria ka vdekshmërinë pothuaj dyfishin e rajonit dhe në 200 vende të botës kemi vdekshmëri më të larte se sa 184 prej tyre.
Kushte vendimtare për ndryshim është zbatimi i direktivave të OBSH!?, shkruan Berisha në një postim në Facebook./CNA.al

Lajmet e fundit nga