Ekonomi
Lekë për gazetarët apo pronarët e televizioneve?

Pandemia e koronavirusit ka sjellë një goditje të fortë në ekonominë e mbarë botës ku dhe Shqipëria nuk bën përjashtim.
Në këtë situatë vendet e varfëra dhe vendet në zhvillim janë ato që goditen më keqazi, pasi ekonomia ndalet dhe pasojat janë më të mëdha.
Një nga më të prekurat është Shqipëria, dhe pritet që edhe vetë një nga sektorët më të mëdhenj që është në aktivitet siç është media, të kishte një reagim të fortë.
I pari televizion që reagoi ishte Top Channel, nëpërmjet disa kronikave, më pas reagoi edhe Unioni i Gazetarëve. Në emër të gazetarëve dhe për gazetarët kërkoheshin para.
Kryeministri u përgjigj duke thënë se ato janë biznese të mëdha, le të marrin kredi dhe të shlyejnë rrogat dhe se nuk do të japim para për emisione komerciale.
Por, lekët kërkoheshin gjithmonë në emër të gazetarëve, jo në emër të emisioneve.
CNA.al, pas këtij reagimi dhe pas qëndrimeve të shpeshta të mbajtura ka bërë një investigim të thjeshtë. Ne kemi marrë të dhënat zyrtare nga tatimet ku televizionet deklarojnë gazetarët stafet e tyre dhe personelin shërbyes. Numri më minimal i stafeve të një televizioni janë gazetarët. Redaksitë përbëhen nga 10, 15 apo deri në 20 ose 25 vetë. Pra, janë gazetarët e politikës që raportojnë dy kampet, gazetarë të sociales, gazetarë ekonomie, redaktorët, kryeredaktorët, por edhe gazetarët e sportit, ata të botës dhe të rajonit, etj.
Pra, një redaksi nuk ka më shumë se 25 gazetarë, rrogat e të cilëve janë 10% e totalit të buxhetit, ose diçka më pak, në një vëzhgim mesatar të bërë nga ne.
Pra, televizionet, Top Channel, Klan, kanë një staf gazetarësh me një numër jo shumë të madh dhe pjesa tjetër janë teknikë, kameramanë, prapavija, shofera, organizatorë dhe një strukturë e gjithë, e madhe që i duhet një televizioni. Më shumë gazetarë gjen në Neës 24, Faxnëes, dhe simotrat, që janë televisione me titra dhe Live si Euronews dhe A2 CNN
Po të vëzhgosh me kujdes, gazetarët pa kamera në television nuk dalin dot. Pra, këtu po përfshijmë edhe kameramanët, që mund të jenë 20, flasim këtu jo për ata të studiove.
Pra, e gjithë vlera e shpenzimeve nuk do të shkonte më shumë se 20 deri në 30 mijë euro në muaj. Të paktën sipas deklarimeve të bëra. Maksimumi shpenzimeve të tyre mund të shkojë deri në 100 mijë euro për dy apo tre muaj paga në një televizion të madh, pasi ato të voglat nuk janë në shifra të tilla.
Më pak se kjo shumë vlejnë makinat e pronarëve, drejtorëve, apo totalin e rrogave për 25 vetë, pra 15 gazetarë e 10 kameramanë ne 3 muaj e merr vetëm një drejtor.
Kjo është një shifër, ndoshta e lartë paksa nga ana jonë, se drejtues e pronarë kanë kosto shumë herë më të larta Asnjë television sot nuk do të ketë problem të sigurojë 100 mijë euro reklama në muaj.
Është një shifër shumë e vogël shpënzimesh që ne përmendim, kur rrogat aktuale të një televizioni të madh shkojnë deri në 500 mijë euro.
Pra, gazetarët dhe stafi i tyre mbështetës nuk janë më shumë se 10% apo maksimalisht deri 20% e kostove totale të një televizioni në muaj. Për të mos thënë që ka që e kanë edhe më pak.
Prandaj kërkohen lek në emër të gazetarëve apo lekët kërkohen për pronarët?
Të mbulojnë shpenzimet e televizionit dhe shpenzimet e tjera, sepse pagesat për gazetarët nuk janë asgjë në fakt, në krahasim me kostot reale që ka një television apo një media.
Ajo që po ndodh në Unionin e Gazetarëve dhe në disa televizione të cilat i kërkojnë lek qeverisë, duket se është një lojë për të mbyllur disa vrima të tjera.Sepse redaksitë e lajmeve në televizione mund të vazhdojnë të funksionojnë normalisht. Dhe televizionet kanë ndërprerë përkohësisht emisionet komerciale, programet të mbushen me filma, të ripërsëriten disa gjëra, deri në një moment të dytë.
Por, stafet duhen mbajtur dhe ashtu siç po ndodh në shumë në kompani dhe media të mëdha në Europë ka dhënie lejesh të zakonshme, ulje pagash, ka disa mënyra që stafet të mos humbasin punën e tyre. Merren kredi sovrane ashtu sikurse është ofruar nga qeveria shqiptare.
Por, askush në Europë deri me tani nuk ka folur në emër të gazetarëve. Vetëm në Shqipëri ndodh kjo, që pronarët, drejtorët e televizioneve të flasin për rrogat e gazetarëve, në emër të gazetarëve, për interesat e tyre dhe për xhepat e kompanive.
Lajme të Rekomanduara:

Risku nga katastrofat/ BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subjektive (perceptimi që ka një person për situatën e tij financiare dhe materiale) me 2.3 për qind....

Eurostat zbardh emigracionin masiv/ Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE
Shqipëria u rendit e gjashtë në botë në vitin 2019 sa u përket lejeve të qëndrimit që shtetasit e saj kanë në shtetet e Bashkimit...