LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jeta nuk shërben, nëse nuk shërbehet”/ Meta publikon mesazhin e Papa Franceskut

5 Prill 2020, 12:44, Sociale CNA
“Jeta nuk shërben, nëse nuk shërbehet”/ Meta publikon

Presidenti Ilir Meta ka publikuar mesazhin e dhëna nga Papa Francesku sot gjatë Meshës së të Dielës së Larit në prag të fillimit të Javës së Madhe të Pashkëve.

Ndërsa uron shëndet të plotë për shqiptart, Meta shkruan se mesazhe të tilla na frymëzojnë e japin forcë e kurajo për të kaluar këto momente tepër të vështira!

“Drama, që po jetojmë, na nxit ta marrim seriozisht ç?ka është serioze e të mos merremi me gjëra që vlejnë pak e aspak; të zbulojmë se jeta nuk shërben, nëse nuk shërbehet. Sepse jeta matet me masën e dashurisë. Të përpiqemi ta ndihmojmë atë që vuan; që është i vetmuar, që ka nevojë. Mos të mendojmë vetëm për çka na mungon, por për të mirën, që mund të bëjmë. Natyrisht të duash, të lutesh, të falësh, të kujdesesh për të tjerët, në familje a në shoqëri, mund të kushtojë shtrenjt. Mund të duket udhë kryqi. Po udha e shërbimit është udhë fitimtare, udhë që na shpëtoi, që na e shpëton jetën”, – na porosit të gjithëve Papa Françesku./CNA.al

Lajmet e fundit nga