LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi i ditës, 05 prill 2020

5 Prill 2020, 05:59, Sociale CNA
Horoskopi i ditës, 05 prill 2020

Dashi
21 Mars – 19 Prill
E diela do të jetë nën ritmin e duhur, ku duhet të tregoni kujdes në dashuri, veçanërisht nëse keni një histori paralele. Në punë do të ketë momente nervozizmi si dhe debate me dikë, ndaj kujdes.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Ju pret një ditë emocionuese në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Do të përjetoni emocione të veçanta sidomos me të lindurit e shenjës së gaforres dhe peshqve. Në punë mund të merrni një konfirmim të mirë si dhe do arrini që të zgjidhni një problem që ju mundon.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
E diela do të jetë mjaft e favorshme në dashuri, edhe pse mund të ketë ndonjë luhatje, e ardhmja premton përmirësime. Mos mendoni shumë për të kaluarën. Në punë, ju pret një ditë premtuese.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Do të ndiheni të gjallë dhe plotë me energji. Historitë e reja të dashurisë do të nisin mirë dhe do të premtojnë për të ardhmen. Në punë duhet të jeni shumë pozitiv dhe të keni frymëzim.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Ju pret një ditë e komplikuar në dashuri, ku do ju duhet që të bëni një zgjedhje të vështirë. Në punë, mundohuni që të mos inatoseni nëse ka vonesa apo gjërat nuk shkojnë siç ju dëshironi. Mundohuni që të mos humbni durimin.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Kjo është një periudhë e bukur për dashurinë dhe kush nuk e ka, duhet ta kërkojë, duke harruar të kaluarën. Në punë, mundohuni që të rigjeni qetësinë dhe të bëni projekte për të ardhmen.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Kjo është një periudhë reflektimi për dashurinë dhe ndjenjat, ku do të keni mundësi që të bëni projekte për të ardhmen. Në punë duhet kujdes, sidomos nëse bëhet fjalë për para.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Ju pret një e diel nën ritmin e duhur në dashuri, ku do të ndihet një lodhje e madhe dhe do të ndiheni të mbushur me dyshime. Në punë janë mjaft të favorizuara profesionet e lira.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në këtë ditë do të lindi një emocion i bukur dhe do të përballeni me një mundësi të cilën duhet ta kapni fluturimthi. Ndërsa në punë, do të ketë një fazë rikuperimi.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Venusi do të jetë në anën tuaj në dashuri, por Hëna do të ketë ndikim të kundërt dhe do ju bëj të pavendosur. Edhe pse mund të jeni tërheqës, ka diçka që nuk shkon. Në punë, mundohuni që të mbani nën kontroll humorin.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Tregohuni të matur me fjalët, pasi mund të thoni diçka më shumë. Megjithatë jeni në një fazë pozitive, ku do keni mundësi për bashkëpunime premtuese.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Do të ketë mundësi të mira rikuperimi, ndaj hapave të gabuara në dashuri. Po ashtu do të mund të zgjidhni një krizë kalimtare, pasi kjo është një periudhë e mirë për ndjenjat. Në punë, mundohuni që të dilni në pah.

Lajmet e fundit nga