LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Efekti në ekonomi do të ndihet shumë shpejt"/ Bozdo i shqetësuar për planin e qeverisë

5 Prill 2020, 20:07, Politikë CNA
"Efekti në ekonomi do të ndihet shumë shpejt"/ Bozdo i

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo, ka kritikuar planin ekonomik të qeverisë, pasi pretendon se ai nuk është plan, por vetëm një mënyrë manipulimi për të treguar që diçka po bëhet edhe në ndihmë të ekonomisë.

Bozdo deklaroi mbrëmjen e sotme se PD është e shqetësuar për faktin se nuk arrijnë të kuptojnë nëse ka një plan real që do ta trajtojë krizën përveç sociale edhe ekonomike në muajit në vijim.

“Të gjitha ata që do të dalin të papunë dhe ka shumë që do të dalin të papunë për shkak të krizës, a do të trajtohen me ndihmë financiare, po apo jo? Çfarë do të ndodhë me bizneset, do të mbyllen do kenë mundësi që aksesojnë likujditet në banka, po apo jo? Si do të zhvillohet ky plan në një kohëzgjatje, një mujore, dy mujore, tre mujore ndoshta dhe më shumë sepse askush nuk e di kur do të mbarojë kjo gjë. Prandaj jemi të shqetësuar për këtë gjë. Shikojmë jo vetëm një mungesë transparence, por edhe një mënyrë për ta përballuar situatën me ato që na gjenden. Ndërkohë që kriza po na tërheq nga prapa, ne duhet ti paraprijmë krizës, por nuk shohim hapa të tillë në këtë drejtim”, u shpreh ai në një lidhje me Rtv Ora.

Demokrati tha se imediate është sigurimi i parasë të qytetarët, ndërsa theksoi se kemi një ngërç në sektorin bankar, i cili aktualisht është me parametra të rregullta.

“Kjo para nuk po shkon tek ata që kanë nevojë, qofshin tek individë që është premtuar se do të paguhen të biznesit të vogël, qofshin ata që do të dalin nesër të papunë nga biznesi i madh, qofshin nëpërmjet aksesit në kapital financiar të kompanive. Nëse kjo para qëndron këtu dhe nuk shkon tek njerëzit ne po godasim rëndë kërkesën. Pra praktikisht jemi duke shkallmuar dhe atë pjesë të ekonomisë që vazhdon punon akoma. Kjo ka për ta dhënë efektin shumë shpejt. Është e patolerueshme, që 4 javë pasi ka ndodhur karantina asnjë njeri në Shqipëri të mos ketë marrë qoftë edhe një pagesë nga qeveria”, nënvizoi Bozdo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga