LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E diela e tretë e izolimit total/ Shqipëria mbyllet e gjitha në karantinë

5 Prill 2020, 06:20, Sociale CNA
E diela e tretë e izolimit total/ Shqipëria mbyllet e gjitha në

Edhe e diela e sotme e ka gjetur vendin në izolim total pasi gjithcka është e mbyllur dhe nuk lejohet dalja për askënd.

Prej ditës së djeshme,  ora 13:00, sot dhe deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit ndalohet çdo lloj dalje me përjashtim të emergjencave ose të personave që shkojnë në punë, si në dy fundjavat e shkuara. Kjo është e dila e tretë që nuk do të lejohet qarkullimi as i automjeteve, as i këmbësorëve, përveç forcave të rendit, ushtrisë, transportit të mallrave dhe kompanive mediatike.

Kujtojmë se dje kryeministri Edi Rama tha se , do të zgjerohet fasha e orarit për të lëvizur këmbësorët, por edhe afati i lëvizjes së makinave private të kompanive që janë ligjërisht të lejuara për të qëndruar hapur.

Gjithashtu ai theksoi se do të shtohet lista e bizneseve që do mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre, por do të ashpërsohen masat ndëshkimore që mund të shkojnë deri në heqje lirie./CNA.al

Lajmet e fundit nga