Connect with Us

Dy “ikonat” e Top Channel

Denoncim

Dy “ikonat” e Top Channel

Publikuar

-

Mjafton një vëzhgim i shpejtë për të kuptuar se kush janë dy ikonat krysore të Top Channel, Televizionit Kombëtar, i cili prej disa kohësh ka në qendër të tij inceneratorët dhe mbështetjen për ta, si dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha disa vite më parë ka drejtuar shpesh akuza të forta ndaj këtij televizioni, por edhe mediave të tjera. Më pas ka qënë Lulzim Basha, i cili gjatë kohës së çadrës i akuzoi të gjitha televizionet se ishin të blera nga qeveria, përjashtuar një television, i cili ishte Ora News. Tani Luli hesht dhe shijon ikonat e Top-it.

Por, akuzat e thëna ndaj Top Channel, sot mjafton ti lexosh si vëzhgime, ta monitorosh këtë television dhe të kuptosh sesa qëndrojnë ato.

CNA.al ka sjellë një vëzhgim të plotë dhe një investigim në lidhje me lojën që ka bërë Top Channel ne lidhje me inceneratorët, kompaninë që do të marrë mbi 300 milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Një PPP e cila më pas aksionerët e saj i bëri bashkëortakë me bashkëshorten e Ben Blushit, dhe me vetë Vjollca Hoxhën, aksioneren e Top Channel.

Media të blera, media të shitura, media të kapura nga droga, kanë qënë akuzat e Lulit. Nuk kishte pluhur të bardhë që e largonte dot nga vendi, deklaronte dikur Berisha.

Por, sot kohët kanë ndryshuar. Jemi në kohën kur inceneratorët lëvizin gjithçka. Paratë e tyre lëvizin gjithçka. Dhjetëra e dhjetëra kronika pro tyre, apo dhe skema sesi Porto Romanoja, që ishte një problem i madh dhe më pas bëhet një prokurim i drejtpërdrejtë me 15 milion euro dhe Top Channel, hesht. Ben Blushi hesht, i cili në fakt është edhe lidhja direkte e pronarëve të inceneratorëve me Top Channel.

Pra, inceneratorët janë “ikona” e parë e Top Channel, që me vajtjen e Ben Blushit në drejtimin e këtij televizioni. Janë mbështetja kryesore, janë ortakëria e Top Channel.

Pra, taksat e shqiptarëve të cilat jepen nga qeveria shkojnë tek Top Channel, nëpërmjet ortakërive që kanë pronarët e kompanisë ITS me Vjollca Hoxhën.

 

Nga ana tjetër, “ikona” e dytë është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili përtej një trashëgimtari, duket një rival i theksuar i Edi Ramës. Çdo ditë nuk mungojnë kronikat në këtë television në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, sesi me ndihmat e paguara nga taksat e qytetarëve të Tiranës, ky i fundit shkon shtëpi më shtëpi dhe pafundësisht merr kohë televizive a thua se është kryeministri i dytë në këtë situatë emergjence.

LEXO EDHE:  Blushi përgjigje urgjente Tahirit/Di bëmat e qeverisë që të hoqën nga puna!

Në fakt, shpesh del më shumë se dhe vetë Minsitrja e Shëndetësisë, e cila së bashku me Ministren e Mbrojtjes dhe Ministrin e Brendshëm janë tre personat kryesorë përgjegjës për situatën e vështirë që po kalon vendi.

Por, nuk pushon Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili do çdo ditë kohën e tij televizive, do të jetë prezent në ekran, do të flasë, do ta shikojnë qoftë edhe duke gënjyer, qoftë edhe duke u fshehur apo edhe duke bërë sikur shpërndan ndihma, edhe duke ndarë hallet e qytetarëve, vetëm të jetë prezent. Ai mund të dalë në Top edhe duke bërë një por*ë në publik, mjafon të vendosë vendin dhe kohën, detajet i gjidhin, kioskat, taksitë, inceneratorët etj etj.

Pra, të jetë “ikona” e dytë në Top Channel. Pas Ramës, më shumë apo më pak nuk ka rëndësi, ai do të jetë prezent atje në çdo kohë. Top Channel nuk ka sesi të rrijë indiferent është kryebashkiaku i Tiranës. ai që ka landfill, trajtim mbetjesh dhe inceneratorin kryesor të Shqipërisë së shpejti.

Pas tij, qëndron lidhja direkte e përpunimit të mbetjeve në Tiranë dhe janë të po ata persona që ka ortakërinë direkte me aksioneren e Top Channel, Vjollca Hoxha.

Lali Eri nuk qëndron në hije, ai ka topin e tij, plehrat e tij, landfillin e tij, inceneratorin e tij, klodet e tij, por edhe Blushin e Vjollcën që i do aq “shumë” për të pasur dhe ekranin e tij. Dhe ka investuar vërtet shumë nga kioskat, tek inceneratorët, mbeshtetje për ortakëritë etj etj etj, që do i sjellim ditë pas dite.

E pra nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, Erion Veliaj dhe inceneratorët janë dy “ikonat” kryesore që ka sot Top Channel, Blushi dhe Vjollca janë aksionerët që drejtojnë ekranin për interesat e tyre./ CNA.al

Foto ekskluzive/ Ben Blushi kapet me ortakun e inceneratorëve dhe Vjollcës

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Pashë fëmijën të vdekur, nuk e ngrita zërin dhe e pësova…”/ Thirrja e dëshpëruar e babait

Publikuar

-

Nga

“Pashë fëmijën të vdekur, nuk e ngrita zërin dhe e pësova…”, thirrja e dëshpëruar e babait

Një baba, Dritan Gjegjaj, denoncoi në emisionin “Stop” humbjen e të birit vetëm 23 vjeç më 31 Janar të këtij viti në një aksident rrugor, teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e vet në autostradën Fushë Krujë-Laç. Mjeti, ndikuar nga pellgjet me ujë në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut, u zhvendos dhe u ngul në trafikndarëse.

Pikërisht, ky është edhe problemi. Përgjatë gjithë autostradës, ka shumë ndërprerje të trafikndarëseve dhe ato janë bërë shkak për shumë aksidente, pasi nuk janë të pajisura, as me sinjalistikë e as nuk janë me linjë të pjerrët, të futur në tokë. Gjegjaj thotë se kërkon që fatkeqësia e tij të mos i ndodhë askujt tjetër.

“Doja ta ngrija zërin atëherë, nuk e ngrita… e pësova. Në gjithë vendet e botës që kemi shëtit, këto llamarinat futen në tokë. Këtu i kanë lënë si shpata. Djalin tim e ka nxjerrë ajo gropa e ujit aty që është me defekt dhe që e dinë të gjithë kalimtarët këtu se është me shumë defekt. E ka nxjerrë uji atje dhe e ka ngul këtu në llamarina. Është i njëjti aksident që ka ndodhur, kur unë vetë kam asistuar për ta nxjerrë. Çuni ka ndenjur në llamarina për 45 minuta. Nga të gjitha faktorët na dolën shumë keq për arsye se zjarrfikësja erdhi dhe nuk u ndez gjeneratori, pastaj u prish pinceta që këpute llamarinat. Çuni qëndroi për 45 minuta aty dhe nuk e nxorrëm. Pas 45 minutash atëherë e kemi nxjerrë, por pa jetë se i kishte hyrë llamarina në bark dhe nuk arriti të shpëtojë. Shqetësimi ishte që nuk e ngrita shqetësimin atëherë kur pashë djalin e vdekur, tani të ngre zërin me humbjen e djalit tim që të mos ndodhë. Nuk dua që t’i ndodhë dikujt më se po qenë këto hekura kështu, këto gjithmonë do kenë. Shikoje rrugën, se ngaqë mban lagështirë rruga. Një pikë uji e sposton makinën. Është aq e dhimbshme saqë u ndaltë tek djali im dhe mos e provoftë kush më, prind këtë lloj historie. Aksidenti është si me qenë me ta vjedh fëmijën”, tha ai.

OPGJ-ja që ka ndjekur rastin thotë se janë kryer veprimet hetimore, por shkakun e aksidentit e vendosin ekspertët. Materialet janë dorëzuar për ndjekje të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Për mungesën e sinjalistikës dhe problematikën e rrugës, janë vënë në dijeni pronarët e rrugës dhe ARRSH.

LEXO EDHE:  Investigimi i CNA.al për shkeljet e noteres/ Berisha flet për “veprimtarinë kriminale” të Blushit

LEXO EDHE:  Dënimi i PD me 1 milionë lekë/ Reagon Akil Kraja

OPGJ: Unë kam kryer veprimet e para hetimore. Shkakun e aksidentit e vendosin ekspertët. Materialet janë dorëzuar për ndjekje të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Janë thirrur dy ekspertë dhe ata, brenda afatit ligjor, do të kryejnë këtë akt ekspertimi.

Gazetari: Deri tani, nuk e kemi një akt-ekspertimi?

OPGJ: Jo, nuk e kemi një akt ekspertimi të tillë. Kushtet e motit kanë qenë me reshje shiu të dendura. Ka patur pellgje uji.

Gazetari: Këto elementë rrugorë, duhet të jenë kështu, apo?

OPGJ: Janë shënuar që të gjitha te këqyrja. I kam te vendimi.

Gazetari: Juve mund të na tregoni disa detaje, pra që nuk e prishin këtë hetimin. Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur…

OPGJ: Nuk kam, se ç’të tregoj më shumë.

Gazetari: Këto elemente duhet të jenë kështu apo duhet të merren masa?

OPGJ:  Patjetër që duhet të merren masa! Shkaqet, se pse ka ardhur aksidenti, i përgjigjen ata. Për mungesën e sinjalistikës dhe problematikën e rrugës, u është bërë me dije pronarëve të rrugës dhe ARRSh. Kanë njoftime zyrtare, duhet të jenë në dijeni.

Eksperti rrugor Gëzim Hoxha shpjegon çfarë ka ndodhur dhe thotë, se duhet patur vëmendje te gropat, që mbajnë ujë, që kur dëmtohen, nuk riparohen. Sipas tij, rrugët duhet të kenë edhe sinjalistikë orientuese.

Unë do thosha që u duhet kushtuar vëmendje eliminimit të gropave në rrugë që mbajnë ujë, por edhe elementëve të tjerë që nëse humbet kontrollin të mos përfundojë jashtë rruge, siç është rasti siç shpjegoni. Përgjithësisht këto elementë rrugorë kur dëmtohen nuk riparohen. Policia nuk i evidenton këto dëmtime me qëllim që edhe ARRSH të ketë ku t’i marrë këto lekë për riparimin e tyre. Në radhë të parë duhet të përgjohen këto elementë të sigurisë rrugore të vendosura jashtë standardeve, pra duhet ushtruar një kontroll dhe duhen riparuar”, tha Hoxha./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Gabojnë llogaritjet e tatimit të pagës, mjekja 72 vjeçare gjobitet dhe e shkarkojnë nga puna

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Gabojnë llogaritjet e tatimit të pagës, mjekja 72 vjeçare gjobitet me 50 mijë lekë dhe e shkarkojnë nga puna

Ekonomistët  e spitalit të Delvinës nuk i mbajtën tatimin mbi page, 72 vjeçares mjeke i mbajnë menjëherë 500 mijë lekë nga paga dhe i shkëpusin marrëdhëniet e punës. Shkak sipas saj ishte zënka me sekretaren e spitalit, pasi nuk i hapi kartelë covidi për bashkëshortin.

Nexhmije Ibrahimi 72 vjeç nga Delvina, prej 45 vitesh me profesion mjeke ankohet në Fiks Fare se spitali i Delvinës i ndërprenë kontratën e punës dhe i vunë edhe gjobë 500 mijë lekë të vjetra. Ajo thotë se ndërprerja e saj e kontratës erdhi ngaqë kishte patur një debat me sekretaren e burimeve njerëzore, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar t’i hapte kartele në spital të shoqit dhe për vete, gjë që nuk lejohej. ” Edhe pse ishte punonjëse e spitalit unë nuk do thyeja rregullat, nuk na lejohej të hapnim kartela dhe nuk e bëra” shprehet mjekja 72 vjeçare.

Pas këtij debati znj. Nexhmie  tregon se i është komunikuar gojarisht edhe ndërprerja e marrëdhënies së punës me spitalin Delvinë. ” Unë nuk e dija që kishin ardhur nga Vlora për një audit nuk më njoftoi njeri, vetëm pasi kishin marrë vendim më thërret drejtori në zyrë” tregon 72 vjeçarja. Aty ajo mësoi që përveç largimit nga puna duhet të paguante edhe shumën prej 500 mijë lekësh të vjetra, sepse nuk i kishin mbajtur tatim mbi pagë. Në fakt auditi  që ishte bërë kishte gjetur në gabim punonjësit e financës së spitalit, pra nuk ishte një gabim i mjekes.  Ajo e quan një  padrejtësi që i është bërë, qoftë me gjobën, qoftë edhe me largimin nga puna  për më tepër që ende nuk i kanë dhënë një motivacion për shkarkimin e saj. Në këto kushte ajo kërkoi ndihmën e Fiksit.

Fiksi iu drejtua spitalit Delvinë për të marrë një përgjigje më të plotë lidhur me ankesën e 72 vjeçares. Në spital fillimisht gazetarët kërkuan kreun e këtij institucioni, por edhe pse ishte orari zyrtar ai nuk ndodhej në vendin e tij të punës.  E vetmja që ndodhej në këtë institucion ishte nëndrejtoresha e cila u shpreh se e kishte sqaruar zonjën në lidhje me gjobën. Zyra e financës kishte gabuar në formulën e llogaritjes pasi ende të ardhurat e mjekes llogariteshin me pagën 30 mijë lekë në muaj. Por me pandeminë orari i punës i mjekes 72 vjeçare erdhi në rritje si rrjedhojë edhe të ardhurat, por që llogariteshin me formulën e vjetër. Auditi nxorri në pah gabimin dhe si rrjedhojë zonja figuronte si debitore pasi nuk ishte tatuar si duhet.  Kjo periudhë e përllogaritjes gabim kapte periudhën nga shtator 2019 deri shtator 2020, pra plot një vit. Dhe për një vit gabim nga ana e administratës mjekja Nexhmie Ibrahimi  duhet të paguaj 500 mijë lekë të vjetra menjëherë. ” Ata tek zyra e financës janë të rinj dhe unë si ekonomiste i kam ndihmuar, por ata nuk e kishin kapur gabimin as unë jo” shprehet nëndrejtoresha ” dhe tani duhet që këto lekë doktoresha t’i kthejë mbrapsht”. Pyetjes së gazetares se pse nuk ia mbajtën çdo muaj nga pak, nëndrejtoresha shprehet se atë do bënte por ishte e detyruar që t’ia kërkonte të gjitha pasi drejtori dhe burimet njerëzore e kishin njoftuar për ndërprerjen e punës së mjekes 72 vjeçare.

LEXO EDHE:  Babëzia e Ben Blushit nuk njeh kufi/ Zhvat edhe tre mijë metër katror tokë në Dhërmi

LEXO EDHE:  Investigimi i CNA.al për shkeljet e noteres/ Berisha flet për “veprimtarinë kriminale” të Blushit

Përsa i takon urdhrit të  largimit ajo thotë se nuk përgjigjet për këtë, por ka dëgjuar se mjekes i ka skaduar licenca që në korrik dhe deri në janar nuk u bë rinovimi, ndaj edhe u pushua. Pyetjes se përse nuk u pushua që në momentin e mbarimit të licencës, nëndrejtoresha e spitalit shpjegon se e favorizuam me idenë e rinovimit të licencës, edhe pse ky favorizim zgjati plot 6-7 muaj. Mjekja kërkon t’i vihen në dispozicion urdhri i largimit, por nëndrejtoresha nuk e disponon dhe merr drejtorin në telefon. Ky i fundit i thotë të mos japë intervistë për Fiks Fare pasi nuk është e autorizuar. Kur nëndrejtoresha pyet edhe shefin e financës pasi edhe ai duhet ta ketë  urdhrin për të bërë heqjen nga sistemi edhe ky i fundit nuk e kishte, ndërkohë që punonjësit e burimeve njerëzore as nuk ishin në zyrë dhe as u përgjigjën në telefon./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali/ Qytetari denoncon Spitalin Infektiv, mjekët gabuan me trajtimin e të sëmurit

Publikuar

-

Nga

Skandali/ Qytetari denoncon Spitalin Infektiv, mjekët gabuan me trajtimin e të sëmurit

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetati, i cili akuzon mjekët e spitalit Infektiv, se ka gabuar me trajtimin e dajos së tij me Covid.

Sipas tij, pacienti Qendrim Veliu i shtuar në gradën e tretë tek Infektivi, në gjendje të rëndë, është nxjerrë nga spitali, ende pa u rikuperuar, çka ka bërë që gjendja e tij të përkeqësohet dhe të përfundojë në urgjencën e Durrësit e më pas prap në Tiranë.

Akuzon rende spitalin infektiv per dajon e tij.

Lexoni denoncimin e dhimbeshem te qytetarit dixhital. sb

I dashur doktor Berisha .

Kesaj here sme shtyn politika tju shkruaj Por nje hall i madh familjare, nga skandalet barbare qe Po ndodhin ne shendetesi . Pazienti Qendrim Veliu , 60 vjec, (dajo im) i shtruar me gjendje te rende me Covid grada e trete, tek infektivi , pavioni dy, perkundrejt gjendjes se rende shendetesore me mbi 90 %e mushkerive qe nuk funksionojne per shkak te Covid,pasi e kan mbajt vetem tre dite ne gjendje kafsherore brenda ambjenteve spitalore , kuptohet ketu edhe pa familjaret perreth qe ti sherbejne per shkak te rregullave, me pas e kan flakur nga spitali drejt shtepise ne durres me ambulance pa lajmeruar me pare as familjaret e tij , drejt e ne shtepi , prej nga Ku gjendja e mjeruar, vetem 3-4 ore me pas nga perkeqesimi me frymemarrjen dhe oksigjenin, temperature dhe ethe, jan detyruar ta shtrojne serish ne orgjence né durres, per 4-5 dite e sot date 22 qe flasim e kan trasferuar serish ne tirane tek nene Teresa.

 Sipas te gjitha shpjegimeve te mjekeve te durresit , konstatohet se Doktori virolog i cili ka ndjek pazientin tek infektivi ne tirane , ka gabuar rende ,qe e kan nxjerr nga aty pa i dhene dedikimin e domosdoshem me oksigjen dhe rihabilitim,( ketu ngelet per tu kuptuar nese me dashje per shkaqe korruptive apo nga papergjegjshmeria professionale ).

I nderuar z Berisha une lutem shume te me ndihmoni te behet publike rasti ne fjale qe pervecse eshte anti humane, ndaj dajos time Qendrim Veliu, Por mbi te gjitha eshte nje skandal dhe panik per tu denoncuar. Lutem te hetohet doktor A.Y dhe kolegja e tij N. (mbiemrin sja di) nese procedurat dhe kompetencat qe kan ndjek jam konform rregullave spitalore.

LEXO EDHE:  Foto-denoncim/ Ja si Veliaj vodhi gjatë ndërtimit të sheshit

 

LEXO TE PLOTE