LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dritë shprese në Itali/ Ulet ndjeshëm numri i viktimave

5 Prill 2020, 16:22, Kosova & Bota CNA
Dritë shprese në Itali/ Ulet ndjeshëm numri i viktimave

Një lajm i mirë vjen nga Italia, ku për herë të parë, numri i viktimave nga koronavirusi është ulur ndjeshëm.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 525 viktima, nga 681 që ishin një ditë më parë, pra 85 vdekje më pak, duke shënuar shifrën më të ultë që nga 19 marsi.

Ndërkohë që numri total i të infektuarve ka shkuar në 128,948.

Pozitiv ka qenë dhe numri i personave që janë në terapi intensive ku ka pasur ulje gjatë ditëve të fundit.

Momentalisht jane 3,877 persona që ndodhen në terapi intensive.

Lajmet e fundit nga