LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bllokimi i emigrantëve në kufi/ Meta kërkon zgjidhje urgjente nga autoritetet

5 Prill 2020, 15:22, Politikë CNA
Bllokimi i emigrantëve në kufi/ Meta kërkon zgjidhje urgjente nga

Presidenti IIlir Meta ka reagua sërish lidhur me situatën e krijuar në pikat kufitare  të  Kakavijës dhe Kapshticës ku një grup shqiptarësh vijojnë të jenë ende të bllokuar.

Meta kërkonnga autoritetet përgjegjëse të respektojnë, jo vetëm kërkesat e situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por edhe detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare që shteti ka ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë.

?Jam shumë i shqetësuar mbi situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët vijojnë ende të bllokuar në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës.

Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme.

U bëj thirrje sërish të gjithë qytetarëve shqiptarë të respektojnë kushtet e urgjencës dhe domosdoshmërisë të imponuara nga pandemia e COVID-19 në pikat tona kufitare e njëkohësisht kërkoj nga autoritetet tona përgjegjëse të respektojnë, jo vetëm kërkesat e situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por edhe detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare që shteti ka ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë.

Edhe njëherë kërkoj nga të gjithë më shumë bashkëpunim e mirëkuptim, solidaritet e përgjegjësi mes qytetarëve dhe autoriteteve tona në dobi të interesit publik dhe sigurisë së jetës.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga