LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla flet për infektimin e mjekëve/ Kritikon opozitën: Çohen nga divani vetëm për të hedhur vrerë

5 Prill 2020, 17:32, Politikë CNA
Balla flet për infektimin e mjekëve/ Kritikon opozitën:

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla ka reaguar për infektimin e mjekëve dhe infermierëve me koronavirus gjatë betejës.

Balla thotë se vendi jonë do ta fitojë luftën me COVID-19, ndërsa kritikon opozitën për akuzat që ka bërë ndaj qeverisë.

“Kemi hyrë në zonën e zjarrit, ku armiku mund të na marrë më shumë jetë, pasi rezistenca jonë deri tani e ka ndaluar të bëjë kërdinë duke na shkatërruar barrikadën e bluzave të bardha! Duhet të vazhdojmë të zbatojmë një për një rregullat dhe masat shtrënguese dhe të mbrohemi nga ky armik i padukshëm, derisa të dalim nga kjo luftë e egër që kërcënon qindra jetrë shqiptare.

Shqipëria do ta fitojë luftën dhe ata që shajnë e mallkojnë, teksa rrotullohen në divan e çohen vetëm për të hedhur vrerë mbi ata që punojnë, do t’i mohojnë ato që thonë sot pa u menduar e pa e kuptuar që kjo është një luftë. Kuja e paskrupullt e mjeranëve të shqupit le të vijojë, mjekët dhe infermierët në front shpëtojnë çdo ditë jetë dhe karvani i operacionit të përditshëm humanitar ecën përpara, kudo ku ka familje në nevojë”, shkruan numri 2 i socialistëve në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga