LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Absurditet i madh”/ Manjani: Kur të infektohet gjysma e popullsisë, betejën do ta ketë rifituar majmuni

5 Prill 2020, 10:06, Aktualitet CNA
“Absurditet i madh”/ Manjani: Kur të infektohet gjysma e

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuat situatën e krijuar nga koronavirusi në gjithë botën.

Sipas Manjanit, në 3.5 muaj bota ka të njohur vetëm 1. 200 000 njerëz të infektuar, ndërkohë që duhet të infektohen 75 milionë njerëz që të quhet zyrtarisht 1% e popullsisë së botës.
Ish ministri thekson se me trendin e nisur duhet më shumë 1 vit që të kapet 1%-shi.

?Absurditet i madh duket globalisht, me thënë të drejtën. Në 3.5 muaj bota ka të njohur vetëm 1. 200 000 njerëz të infektuar.
Pra duhet të infektohen 75 milionë njerëz që të quhet zyrtarisht 1% e popullsisë së botës. Me trendin e nisur duhet më shumë 1 vit që të kapet 1%-shi. Që të kapet gjysma e popullsisë ufffff, nuk guxoj ta mendoj… Ndërkohë betejën me njeriun do ta ketë rifituar majmuni, sepse ai shëtit lirisht në natyrë…
E imagjinoj se si udhëheqës si ky yni kudo në botë do qeverisnin majmunë…
Ato pak njerëz që shpëtojnë mbyllen në kopështet e sotme zoologjike…
Në fakt me llogjikën e hakmarrjes së majmunit po qeveriset njeriu sot…
Njeriu krahas vdekjeve të zakonshme përjeton edhe vdekjen e tij ekonomike e sociale (politike po e po)…
#OBSHtëputhshamendjen#
#sikurtëishaSuedez!!?, shkruan Manjani në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga