LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“300 mijë shqiptarë në kushte mbijetese”/ Pampuri publikon videon: Rama i ka harruar

5 Prill 2020, 09:02, Sociale CNA
“300 mijë shqiptarë në kushte mbijetese”/ Pampuri

Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ka publikuar një video ku shfaqen kryefamiljarë të varfër që thonë se nuk kanë bukë për të ushqyer fëmijët e tyre.

Pampuri thotë se kryeministri i vendit, Edi Rama i ka injoruar këta shqiptarë. Sipas Pampurit 300 mijë shtetas në Shqipëri ushqehen vetëm 1 herë në ditë.

?Fjalimet e Edi Ramës nuk kanë lidhje me realitetin e më të varfërve. Ai i injoron dhimbjet e një babai që nuk ka çfarë t?u japë fëmijëve. Nuk do t?ia dijë për dhimbjen e një nëne që nuk ushqen dot fëmijët. Përçmon lotët e një fëmije që nuk e ndjek dot shkollën online, sepse prindrit e tij janë të pamundur. 300 mijë shqiptarë jetojnë në të tilla kushte mbijetese, duke u ushqyer vetëm 1 herë në ditë. Deri tani nuk janë ndihmuar me asnjë qindarkë nga qeveria. Përgjigja e Edi Ramës per ta eshtë ?bla bla bla??, shkruan Pampuri./CNA.al

Lajmet e fundit nga