LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U infektua nga Covid-19/ Meta i uron shërim të shpejtë Roland Xhaxhos dhe bën apelin e fortë

4 Prill 2020, 15:51, Politikë CNA
U infektua nga Covid-19/ Meta i uron shërim të shpejtë Roland

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot shërim të shpejtë për Profesor Roland Xhaxho, i cili është shtruar në Repartin Infektiv, pasi u infektua me Covid-19.

Në reagimin e tij Meta thekson se mjekët janë të rrezikuar si askush tjetër, ndaj të gjithë duhet të tregojmë përgjegjshmëri maksimale, jo vetëm për të ruajtur shëndetin tonë, por dhe për ti lehtësuar sa të mundemi punën personelit mjekësor.

?I uroj shërim të shpejtë Profesor Roland Xhaxho, i cili është shtruar sot në Repartin Infektiv, i prekur nga COVID-19.

Kontributi i tij si reanimator i talentuar dhe novator është evidentuar nga kolegët e tij gjithmonë, e sidomos në këto momente të vështira, kur shërbimet e reanimacionit janë vendimtare për të shpëtuar sa më shumë jetë të rrezikuara.

Ndaj të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri maksimale, jo vetëm për të ruajtur shëndetin tonë dhe familjeve tona, por edhe për t?ua lehtësuar sa të mundemi punën mjekëve dhe personelit tonë shëndetësor që janë në çdo moment të rrezikuar, si askush tjetër. #MjekëtJanëHeronj ?- shkruan Meta në reagimin e plotë.

 

Lajmet e fundit nga