LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqipëria 11 vite anëtare e NATO-s”/ Basha: Ne nuk jemi vetëm, së bashku do ia dalim

4 Prill 2020, 13:22, Politikë CNA
“Shqipëria 11 vite anëtare e NATO-s”/ Basha: Ne nuk jemi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa kujton 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, shpreh krenari për punën e jashtëzakonshme të qeverisë së asaj kohe.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, ne nuk jemi vetëm.

?Të dashur bashkëqytetarë, sot u mbushën 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Unë kujtoj me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike për të gjithë ne shqiptarët.

Puna, përkushtimi dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë! Ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, ne nuk jemi vetëm. Bashkë do tia dalim! E keqja do kalojë dhe ne do të ngrihemi më të fortë!?-shkruan Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga