LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta mesazh Ramës/ Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

4 Prill 2020, 12:02, Politikë CNA
Meta mesazh Ramës/ Masat kufizuese duhet të jenë në

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një apel të fortë të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat kundër koronavirusit. Në një deklaratë për mediat, Meta thekson se ?I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19, pasi kjo është në interesin tonë të përbashkët.

Në këtë mënyrë jo vetëm mbrojmë shëndetin tonë, por ndihmojmë njëkohësisht mjekët dhe personelin shëndetësor, që po sakrifikon dhe rrezikon për shëndetin e të gjithëve ne.?.

Po ashtu kreu i shtetit i ka drejtuar edhe një mesazh kryeministrin, ndërsa thekson se çdo masë kufizuese duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën.

?Ndërkohë, është me rëndësi që çdo akt i Këshillit të Ministrave që miratohet në këtë situatë, t?i nënshtrohet paraprakisht një vlerësimi sa më të thelluar, në proporcion me gjendjen që dikton domosdoshmërisht miratimin e tyre.

Çdo masë e marrë duhet të jetë në përputhje me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar, dhe në harmoni me hierarkinë e normave në fuqi, në mënyrë që miratimi i masave kufizuese të mos rrezikojë krijimin e konflikteve të reja sociale dhe gjyqësore.

Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të ligjeve në fuqi, por edhe t?i përgjigjen vetëm nevojës dhe urgjencës së përballimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur nga Këshilli i Ministrave.

Bashkëpunimi më i ngushtë midis qytetarëve dhe institucioneve është garanci krysore për përballimin sa më efikas të kësaj pandemie për të gjithë.?-përfundon deklaratën e tij presidenti Ilir Meta.

Lajmet e fundit nga