LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manastirliu apel qytetarëve/ “Mos u krahasoni me vendet e tjera dhe të mendoni se shpëtuam”

4 Prill 2020, 15:10, Lifestyle CNA
Manastirliu apel qytetarëve/ “Mos u krahasoni me vendet e tjera dhe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një komunikimi në rrjetet sociale, u është drejtuar sërish me një apel qytetarëve që të respektojnë masat e marra për mos përhapjen e Covid-19.

Manastriliu thekson se nësë nuk zbatohet distancimin social, është e kotë të duartrokasin mjekët nga ballkonet apo në rrjetet sociale.

Ajo thekson dhe që të mos bëhen krahasime me vendet e tjera ku shifrat janë alarmante, dhe të mendojmë se beteja ka mbaruar.

?Tirana ka disa vatra të reja të përhapjes së infeksionit. 333 të prekur nga COVID, 29 raste vetëm 24 orët e fundit falë punës së epidemiologëve. Falë masave të marra kemi një numër të prekurish dhe viktimash shumë herë më të vogël. I kemi kufizuar pasojat duke vepruar në kohë, falë mirëkuptimit të shumicës. Për fat të keq,  duke bërë krahasimin me vendet e tjera, mund të mendojnë se ia hodhëm kësaj lufte. E kundërta është e vërtetë. As nuk i jemi afruar fundit të kësaj lufte. Ky virus është i frikshëm. Mjafto të shikojmë, Italinë në Spanjë, në SHBA, që kishin lënë në dorë qytetarëve kanë bërë prapa kthehu, jemi në një epidemi liria jote përfundon aty ky shkel lirinë tjetrit, dhe në këtë rast po i rrezikoni jetën, Në tregje do vendoset korridori sanitar. Ky virus e ka një dobësi, ai nuk kërcen dot nëse ne ruajmë distancën. Ju ftoj të bëhemi të përgjegjshëm, të mbrojmë të afërmit tanë se virusi sëmur këdo. përballë këtij armiku nuk jemi të pambrojtur, ne kemi një armë të fortë, distancimin social. Kush e hedh poshtë, po hedh poshtë edhe punën e tyre, nuk vlen duartrokitja në ballkone apo mbështetja në rrjetet sociale. Të ndërgjegjësohemi, të zbatojmë higjienën, të respektojmë distancën dhe mbi të gjitha të bëjmë durim”,tha Mastirliu.

?#COVID19NGA MINISTRA E SHËNDETESISË DHE MBROJTJËS SOCIALE, NË KOMUNIKIM ME QYTETARËT PËR SITUATËN E EPIDEMISË DHE DOMOSDOSHMËRINË E ZBATIMIT TË MASAVE TË DISTANCIMIT SOCIAL??

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 4. April 2020

Lajmet e fundit nga