LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lubonjës nuk i del inati në Ramën/ “I jam referuar specialistëve, ti bërë epidemiologun”

4 Prill 2020, 15:41, Politikë CNA
Lubonjës nuk i del inati në Ramën/ “I jam referuar

Analisti Fatos Lubonja i është përgjigjur kreministrit Rama, pas deklarave që ky i fundit bërë mbrëmë në emisionin ?Zonë e Lirë?, teka foli për ecurinë e situatë me koronavirusin

Rama tha se nuk kishte një përgjigje fikse për këtë, pasi nuk ishte specialist dhe se nuk mund të bënte si analisti Lubonja.

Në replikë me kryeministrin, Lubonja pohon se sa herë që ka folur në lidhje me situatën që ka shkaktuar deri më tani koranvirusi, i është referuar specialistëve të ndryshëm.

?Edi Rama, i pyetur nga Arjan Cani mbi ecurinë e coronavirusit në javën e ardhshme u përgjigj se nuk mund të jepte përgjigje, se këtë e dinë specialistët, e se s?donte të bënte si Fatos Lubonja që flet për gjithshka.
I përgjigjem Edi Ramës se sa herë kam folur për koronavirusit i jam referuar specialistëve të ndryshëm, (duke venë në dukje madje edhe kontradiktat midis tyre) e nuk kam bërë si ai që në 12 mars ka bërë epidemiologun dhe virologun duke deklaruar se karantina nuk e pengon përhapjen e virusit.
Do të ishte mirë që kjo përgjigje të ishte shenjë se vërtet Kryeministri ynë ka reflektuar për atë se duhen dëgjuar edhe specialistët për vendimet që merr, por kam frikë se kjo ishte thjesht një batutë për të denigruar një gazetar, e se ai do vazhdojë të marrë vendime në emër interesash të tjera nga ai i qytetarëve (jo vetëm përsa i përket krizës dramatike të koronavirusit) duke shpërfillur sa interesat e qytetarëve edhe opinionet e mediave apo specialistëve që flasin në emër të interesave të tyre?, shkruan Lubonja./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga