LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi i bën propozimin e veçantë qeverisë/ Të subvencionohet ilaçi i enëve dhe rrobave për gratë

4 Prill 2020, 16:21, Politikë CNA
Kryemadhi i bën propozimin e veçantë qeverisë/ Të

Teksa i gjithë vendi ndodhet në izolim dhe roli i gruas është përqëndruar 100% në familje me punët e shtëpisë, kryetarja e LSI-së, Monikl Kryemadhi i ka bërë një propozim të veçantë qeverisë.

Duke folur në një lidhje në skype me emisionin ?Kjo javë?, Kryemadhi pohoi se gratë duhet të marrin subvencionime nga shteti për detergjentet që përdorin në shtëpi në këtë kohë pandemie globale.

?Se kuptoj këtë javën e pikut. Pasi sipas qeverisë këtë duhet ta kishim kaluar para 2 javësh. Kjo është mungesë informacioni. Skam dalë dhe s?kam ndermen të merrem se si menaxhohet kjo gjë. Duhet sinqeritet nga stafi mjekësor. S?kam parë ndonjë gjë pozitive që është bërë nga të tjerët,. Shoh veç izolimin që kanë bërë qytetarët. Mendoj se ajo që është me rendësi, është hartimi i një plani karantinimi. Siç ndodh në vendet e tjera të rajonit. Mendoj se kjo është e rëndësishme dhe duhet të merremi seriozisht kë këtë. Duhet të mendojmë dhe subvencione dhe për gratë, për ilaçin e enëve dhe të rrobave, se u këputën të shkretat duke larë.?, tha Kryemadhi.

 

Lajmet e fundit nga